GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çmimi i naftës në rekord, AK reagon pas 1 jave: Nuk ndërhyjmë dot se…

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Taksat e reja dhe bursat çojnë naftën në nivele rekord  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për gati një javë çmimi i karburanteve në vendin tonë po shtrenjtohet çdo ditë dhe qeveria na ka lënë në mëshirë të fatit. Sot nafta tregtohet me 270 lekë për litër dhe pavarësisht thirrjeve të qytetarëve, as autoritetet përgjegjëse nuk kanë reaguar. Madje, edhe Autoriteti i Konkurrencës është kujtuar vetëm sot, pasi çmimet po thyejnë rekord, të reagojnë dhe të marrë një vendim për këtë situatë. Përmes një njoftimi për shtyp, AK ka bërë me dije se ka nisur një hetim të thelluar për pikat e karburantit, por ka theksuar se as ajo nuk mund të ndërhyjë tek çmimet.

“Autoriteti i Konkurrencës tashmë prej disa javësh ka vendosur tregun e karburanteve nën monitorim dhe, ka nisur dhe hetimin, duke qenë se jo vetëm ndajmë të njëjtin shqetësim me ju lidhur me mirëqenien e konsumatorit por dhe si shkak i detyrimeve ligjore të funskionimit të Autoritetit. Prandaj, në vijim të këtij hetimi Autoriteti i Konkurrencës, do të marrë çdo masë që i mundëson ligji nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, për të goditur çdo fenomen që shtrembëron konkurrencën, nëse do verifikohen të tilla pas procedures hetimor”, thuhet në deklaratë. 

Madje AK nuk ka ngurruar as të shfajësohet, duke thënë se nuk ka pasur asnjë reagim deri më sot, pasi nuk mund të ndërhyjë në ato pika ku nuk evidentohen cenim apo shtrembërim konkurrence.  Pra nuk mund të ndëhyjnë te ulja e çmimeve, por po pret rezultatet e hetimit.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe e kuptojmë, se në këto periudha krizash të njëpasnjëshme, pa marrë parasysh arsye objektive, kryesisht qytetarët, por edhe politikanët, pretendojnë nga autoritetet që të ndërhyjnë dhe të ulin çmimet, por në lidhje me Autoritetin e Konkurrencës këto pretendime janë të arsyeshme vetëm nëse ndërmarrje të caktuar spekulojnë me çmimet duke shtrembruar konkurrencën. ”, shprehet Konkurrenca.

Ndërkohë, kujtojmë se ligji nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, detyron AK si institucion përgjegjës të marra masa urgjente kur në treg ndodhin ndryshime të paparalajmëruara, përtej nivelit të tregut vendas, apo ndryshime ka të shpeshta në një afat kohor kaq të shkurtër.  Madje, në bashkëpunim me qeverinë AK duhej të merrte masa për stopimin e rritjes së çmimit. Gjithsesi, tani na mbetet të presim rezultatet e hetimit që po kryen ky institucion.

Etiketa: Autoriteti i KonkurrencesCmimehetimekarburantekostokryesore2pergjegejsimvendim

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Gjekmarkaj i del kundër Bashës: Çdo justifikim për humbjen, i papranueshëm

Pasi kërkoi dorëheqjen e Bashës, Agron Gjekmarkaj i bashkohet Berishës (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com