GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çmontohet rrjeti i kultivimit të marijuanës në Katalonjë, 56 në pranga, mes tyre dhe shqiptarë

17:23 - 16/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmontohet rrjeti i kultivimit të marijuanës në Katalonjë, 56 në pranga, mes tyre dhe shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga rrjetet më të forta kultivimit të kanabisit është goditur në Katalonjë. Sipas mediave të huaja, në pranga kanë rënë 56 persona. Ndërsa në mesin e tyre raportohet që ka dhe shqiptarë.

Autoritetet vendore thonë se aksioni për goditjen e këtij grupi ka nisur më 24 maj të këtij viti, pasi mbahej nën vëzhgim një elektricist, i cili merrej me riparimin dhe kryerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike në dhjetëra objekte ku kultivohej kanabis.

Ndërsa gjatë aksionit të fundit të policisë spanjolle u sekuestruan 1250 kilogramë marijuanë, 22.600 bimë, 225.765 euro “cash” dhe një pistoletë. Pas çmontimit të pajisjeve, banesat do t’u kthehen pronarëve të ligjshëm, megjithëse kanë pësuar dëme të konsiderueshme për shkak të përshtatjes së tyre me kultivimin e drogës.

Shqiptarët kultivonin dy lloje kanabisi në 28 banesa: amnezi dhe kritike, furra e së cilës varionte nga 2300 deri në 2500 euro dhe transportohej me rrugë tokësore drejt vendeve të tjera të Europës.

Organizata kriminale fitonte 12 milionë euro në vit. Autoritetet spanjolle besojnë se vetëm nga shitja e kanabisit në Katalonjë, organizata shqiptare fitonte më shumë se tre milionë euro në vit, shifër kjo që është tre ose katërfishi i peshës së kanabisit të eksportuar në vendet e tjera evropiane. Në total mendohet se organizata fitonte rreth 12 milionë euro në vit, ndaj autoritetet kanë nisur një hetim paralel për pastrim parash.

Një pjesë e madhe e të ardhurave u investua në blerjen e bareve dhe restoranteve në Barcelonë. Ndërsa një pjesë tjetër dërgohej në Shqipëri e fshehur në valixhe ose me transferta të vogla bankare.

Shqiptarët kishin arritur të mashtronin kompaninë e furnizimit me energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm prej rreth 1.5 milionë euro.

Nga prodhimi i kanabisit në 28 banesa, shqiptarët kishin konsumuar 4.39 GWh energji elektrike ose konsumin vjetor të 1256 familjeve katalane.

Lajme të lidhura

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg
Aktualitet

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26
Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa
Aktualitet

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

13:50 - 16/01/26
Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur
Aktualitet

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

13:32 - 16/01/26
Para
U detyrua të lante trupat e vdekur të të moshuarve gjatë pandemisë Covid-19, 22-vjeçarja i jep fund jetës

U detyrua të lante trupat e vdekur të të moshuarve gjatë pandemisë Covid-19, 22-vjeçarja i jep fund jetës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg
Aktualitet

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar ish-presidentin Yoon Suk-yeol me pesë vjet burg, pasi e shpalli fajtor për...

Lexo më shumë
Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

13:50 - 16/01/26
Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

13:32 - 16/01/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

13:19 - 16/01/26
Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

13:05 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com