GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ç’na e shkule shpirtin”, prekin familjarët e 15 vjeçarit që humbi jetën në aksident

11:13 - 09/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ç’na e shkule shpirtin”, prekin familjarët e 15 vjeçarit që humbi jetën në aksident
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ky është Enkelejd Çaushi, 15-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e së enjtes, kur u përplas nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.

15-vjeçari së bashku me 3 persona të tjerë po shtynin makinën e tyre, pasi kishte pësuar defekt. Në këtë moment një tjetër makinë i përplasi, duke lënë të plagosur rëndë 15-vjeçarin dhe një 24-vjeçar.

Ndërkohë, këtë të premte, familja Çaushi në Sarandë ka hapur dyert e mortit, ndërsa 15-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00.

Enkelejd Çaushi ishte nipi i poetit sarandiot Eduart Veli. Ky i fundit, në rrjetet sociale ndan një dedikim vërtetë prekës për 15-vjeçarin që nuk jeton më.

 

“PËRSE IKE KELUUUSH ?

Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?

Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…

Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?

O dhimbje sa një planet e rëndë?!

Buzëqeshjen tënde, dheu si mund ta tresë?

Ike Kelush i gjyshit, ike dhe na le pa shpresë

S’do t’i shohim më kaçurelat e tua mbi ballë

Ti ishe bërë si div, ti ishe dy metër djalë!

Ooh, ç’na e shkule shpirtin i bukuri Kelush

Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!

Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje

S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje!

O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë

Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..

Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin

Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!

Përse o Zot, more Kelin, pesëmbëdhjetë vjeçarë

Ai ishte rob i Zotit, ishte më i bukuri lastarë?

Oh sa ëndërra të bukura, t’u prenë, Kelush në mes

Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!

S’mund ta besoj, që s’do vish te gjyshi në Ksamil.

Ti për ne ishe vetë pranvera, më i bukuri trëndafil..!

Kelush, që ke pak orë që s’je mesh, nuk dua ta besoj

Aromën tënde do ta ruaj në shpirt, deri sa të rroj !

Keli, Kelush… Keliiiiii!“, shkruan poeti.

 

 

Etiketa: 15 vjecarfamiljare

Lajme të lidhura

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Rita dhe Dua bëhen bashkë, ja për çfarë projekti bëhet fjalë

Rita dhe Dua bëhen bashkë, ja për çfarë projekti bëhet fjalë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com