GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ç’ndodhi? Genci Hyska anulon tenderin 255 milionë lekë të oksigjenit për Maternitetin  

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’ndodhi? Genci Hyska anulon tenderin 255 milionë lekë të oksigjenit për Maternitetin  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Maternitetit “Koço Gliozheni”  Genci Hyska po rrezikon furnizimin me oksigjen për shkak të zvarritjeve që bënë me tenderin.  Më datë 26 prill 2024, ky institucion ka hapur prokurimin me objekt “Blerje PURE OXYGEN MEDICAL LIQUID X 100% bar për nevojat e Spitalit SUOGJ “Koço Gliozheni” Tiranë. Për të blerë këto bombola me 216 mijë litra oksigjen, Hyska kishte vendosur fondin limit 255 milionë lekë.

Tenderi ishte planifikuar që të zhvillohej me datë 13 maj 2024, por procedurat nga ngecur për shkak se tenderi është anuluar.

Vendimi për anulimin e tenderit është publikuar më datë 7 maj 2024 në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Në vendim thuhet anulimi i tenderit është bërë Bazuar në Ligjin Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, Neni 98, pika 1.

Dhe sipas një kërkimi në këtë ligj rezulton se në nenin 98 thuhet saktësisht “Autoriteti ose enti kontraktor anulon procedurën e prokurimit në rastet kur:

  1. a) në procedurat me faza nuk është dorëzuar asnjë kërkesë e përshtatshme;
  2. b) në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme;
  3. c) konstaton se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme;

ç) për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kanë ndryshuar;

  1. d) kur Komisioni i Prokurimit Publik vendos anulimin sipas parashikimeve në këtë ligj”.

 

 

 

Çka do të thotë që kanë ndikuar të gjitha pikat, por ka patur edhe probleme në përllogaritjen e fondit.

“Për arsye të përllogaritjes së fondit limit duke u bazuar në çmimin CIF të përcaktuar nga MSHMS”, theksohet në një nga shkaqet e anulimit, ku shtohet se ka pasur ankesë nga kompanitë pjesëmarrëse. Kjo përllogaritje e gabuar i vë vulën mungesës së përgjegjshmërisë, që shkakton zvarritje në furnizimin me oksigjen në Maternitet.

Ne do të shohim se si fo të zhvillohet tenderi, pasi drejtori Hyska e ka bërë traditë që këtë tender ta zhvillojë pa konkurrencë duke marrë “Flamuj të kuq” nga Open Data.

Kujtojmë se në vitin 2022, ky tender në atë kohë me fond 115 milionë lekë është dhënë në një procedurë me vetëm një pjesëmarrës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: materniteti i rioksigjenskandal. genci hyskaSpitali

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me Asociacionin

Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me Asociacionin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com