GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

CNN: McGonigal fshehu marrëdhëniet sekrete me Ramën

13:14 - 06/02/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
CNN:  McGonigal fshehu marrëdhëniet sekrete me Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrjeti i madh televiziv amerikan, CNN, ka publikuar një investigim të gjatë për ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal.

Në investigim thuhet se FBI është tronditur nga ky skandal, ndërsa kolegët dhe ish-kolegët e Charles McGonigal janë të shokuar. Sipas tyre, McGonigal ishte shumë i respektuar si ekspert i kundërzbulimit dhe për disa shihej si një yll roku i kundërinteligjencës amerikane.

CNN jep të dhëna shumë interesante për hetimin, pasi zbulon se FBI nuk e sheh rastin e McGonigal si një rast spiunazhi, por si një rast korruptimi.

Në këtë dritë, CNN raporton se dosja shqiptare, ndryshe nga dosja ruse e oligarkut Oleg Deripaska, është më e rëndë. Kjo për shkak se McGonigal ishte akoma zyrtar i FBI kur u korruptua.

Raportimi

“Për dy vite përpara se të dilte në pension në vitin 2018, Departamenti i Drejtësisë pretendon se McGonigal ua shiti në mënyrë efektive aksesin e tij te zyrtarët e lartë amerikanë, duke u përpjekur të ndërmjetësonte takime për individë nga Bosnja dhe Hercegovina në emër të personit të lidhur më herët me inteligjencën shqiptare.

McGonigal dyshohet se pranoi të paktën 225 mijë dollarë për këtë ndihmë, të gjitha duke gënjyer FBI-në për aktivitetet e tij, duke përfshirë këtu udhëtimet e shumta në Evropë, të paguara nga kontaktet e tij shqiptare dhe të ndërmarra pa informuar FBI-në, si dhe një marrëdhënie të fshehtë që mbante me kryeministrin e Shqipërisë.

Pasi doli në pension në vitin 2018, sipas padisë së Nju Jorkut, McGonigal shkeli sanksionet e SHBA duke marrë pagesa të paligjshme për të ndihmuar Deripaskën në përpjekjen për të hequr sanksionet e SHBA kundër tij dhe për të hetuar një rival politik në Rusi.

Për disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, sjellja e McGonigal ndërsa ai ishte duke punuar në byro, është shumë më e tmerrshme, siç tha një ish-zyrtar i lartë, se akuzat kundër tij në lidhje me Deripaskën, që u zhvilluan pasi ai kishte dalë në pension,” raporton CNN.

 

Etiketa: CNNKryesore1McGonigalRame

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Gjithçka kundër të mbijetuarve të tërmetit, moti me shi e borë

Gjithçka kundër të mbijetuarve të tërmetit, moti me shi e borë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe...

Lexo më shumë
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com