GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çoi në SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin, Beleri tregon provat që e implikojnë: Po e godet PS!

19:32 - 02/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Beleri në Parlamentin Europian: Burgosja e liderëve opozitar në Shqipëri tregon një regjim autoritar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Dikush do ta godasë politikisht zonjën Xhaçka dhe ai nuk jam unë. Unë kallëzimin për falsifikimin e pronave në Himarë e kam bërë para dy vjetësh”. Këtë deklaratë bëri në një intervistë ekskluzive në A2CNN eurodeputeti Fredi Beleri, një ditë pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK-un të hetojë mbi kallëzimin penal të bërë prej tij kundër ish-ministres, Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist, Artan Gaçi.

Beleri ngriti akuza të forta ndaj drejtësisë dhe SPAK-ut që sipas tij komandohet nga politika dhe vepron me standarde të dyfishta. Ai akuzon dhe Partisë Socialiste, e cila sipas tij po vjedh pronat në bregdet.

“Unë nuk kam ngritur akuzë politike, unë kam dërguar në gjykatë fakte nga gjykata e shkallës së parë dhe GJKKO. Nuk marr asnjë përgjegjësi politike. Cilido të jetë vendimi i GJKKO dhe SPAK për mua është e provuar që partia në pushtet po vjedh prona në Himarë. Pse familja Bonjaku për 30 vjet nuk e regjistronte pronën dhe sapo e mori Gaçi u regjistrua. Gjykata është politike, se po godet tani një klan kundërshtar të zonjës Xhaçka do që t’i marrë mandatin para saj. Pse tani? Dikush duhet ta godasë politikisht dhe ai nuk jam unë. Unë kallëzimin e kam bërë para dy vjetësh. Pas kësaj fshihen kandidatët në listën e hapur të PS-së. spak është i kapur dhe është vetëm politik”.

Sipas tij ajo që e implikon zonjën Xhaçka është fakti ka firmosur me cilësinë e anëtares së këshillit të ministrave, statusin e investitorit strategjik për bashkëshortin e saj, zotin Artan Gaçi.

“Për çështjen në fjalë janë dënuar kryebashkiaku dhe dy zyrtarë një nga Bashkia Himarë dhe nga hipoteka në Vlorë. Ka një vendim të GJKKO ky ka vepër kriminale për falsifikim përfitues i falsifikimit është bashkëshorti i Olta Xhaçkës. Si ka mundësi që nuk ishte pjesë e një procesi. Si kallëzues me erdhi vendimi që çonte për gjykim vetëm 3 persona dhe kërkova nga gjykata të më sqarojë së çfarë ka ndodhur dhe zonja Xhaçka ka përfituar si gruaja e Artan Gaçit nga prona e falsifikuar. Xhaçka ka qenë anëtare e Këshillit të Ministrave kur ka firmosur statusin e investitorit strategjik për bashkëshortin e saj. Para se të bëja kallëzim, familja Bonjaku nga Dhërmiu e kishte çuar këtë pronë në gjykatë 30 vjet mundohej ta regjistronte dhe sa bëri një kontratë shitje prona u regjistrua si me magji. Dikush ka ndërhyrë gjykatësja tha se ka ndërhyrë ministrja. Te vendimi përshkruhet sesi implikohet ministrja”.

Këto prova, Beleri thotë se i ka vënë para dy vjetësh në dispozion por prokurori Olsi Dado nuk i mori parasysh. Sipas tij fakti që po merren tani tregon që dikush nga brenda PS do të godasë deputeten Xhaçka, por edhe provon thekson ai që prona në bregdet po vidhet.

“Unë vetëm kam vënë këto prova në dijeni të gjyqtares. Nuk ka elementë shtesë, është vendimi i gjykatës së shkallës së parë. Këto prova ishin në dosje dhe prokurori Olsi Dado nuk i mori parasysh dhe vendosi që të mos i implikonte.  Nëse ka pretendime të tilla Xhaçka t’i kërkojë te partia e vet. SPAK është institucion i komanduar nga partia në pushtet ka klane brenda që godasin njëri tjetrin i njëjti prokuror mu amë ka bërë një padrejtësi të madhe se ka hetuar një çështje për falsifikim dhe çështjen e zonjës Xhaçka e mbylli, kurse të Veliajt e ka të hapur. Nuk merrem se cili klan do jetojë në PS. Për mua SPAK është i kontrolluar. Unë kallëzim e kam bërë para 2 vjetësh. Kisha premtuar në fushatë që do merrem me zbulimin e vjedhjes së pronave të banorëve vendas dhe e mbaj fjalën. Ky rast provon që toka në bregdet po vidhet e vjedh partia në pushtet. Të gjithë pretendimet duken hapur. Ky është qëllimi im i vetëm jo të ndërhyrë te PS”.

Etiketa: Spak

Lajme të lidhura

Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll
Aktualitet

Tabaku: Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik

12:05 - 30/04/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi i Ramës vijon talljen me qytetarët, dje uli çmimin e naftës dhe sot e rrit përsëri

11:28 - 30/04/26
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD: Berishës do t’i njihen meritat, por koha e tij ka mbaruar

11:22 - 30/04/26
Para
Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

Tragjedi/ Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare, futbollisti i njohur. Emri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll
Aktualitet

Tabaku: Rënia në indeksin e lirisë së medias, pasojë e presionit politik dhe ekonomik

12:05 - 30/04/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson një lajm jo të mirë për Shqipërinë rënien në indeksin e lirisë...

Lexo më shumë
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi i Ramës vijon talljen me qytetarët, dje uli çmimin e naftës dhe sot e rrit përsëri

11:28 - 30/04/26
Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën

Nga përballjet për mbijetesë, te gara për ‘Final 4’! Java e 34-t e Superiores luhet e gjitha të shtunën

11:25 - 30/04/26
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD: Berishës do t’i njihen meritat, por koha e tij ka mbaruar

11:22 - 30/04/26
Skandali i Onkologjikut/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë

Skandali i Onkologjikut/ Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë

11:05 - 30/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com