GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Colella: Teuta është skuadër e rrezikshme, bëjmë maksimumin për të siguruar fitoren

12:28 - 20/10/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Colella: Sulmi “OK”, pres qendërmbrojtës! Superiorja e ekuilibruar sivjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani do të përballet ditën e nesërme me Teutën në kuadër të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”, takim që do të luhet në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 17:45.

Në prag të kësaj ndeshje në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i të kuqve, Giovanni Colella, i cili ka theksuar se durrsakët janë një skuadër e rrezikshme dhe nuk ka rëndësi nëse janë të renditur në vendin e fundit.

Mungesat –“E vetmja mungesë është e Mensah ditën e nesërme.”

Lojtarët në Kombëtare – “Në ndeshje do të jenë lojtarët që janë të grumbulluar në Kombëtare, ndryshe nuk do të shkonin në përfaqësuese.”

Ndeshja ndaj Teutës – “Deri në javën e kaluar, për Teutën flitej vetëm keq që rrezikonin rënien nga kategoria. Futbolli nuk është kështu. Teuta fitoi ndeshjen e kaluar dhe kjo tregoi që është skuadër shumë e rrezikshme. Janë dy shtete të vetme në botë që mendohet që skuadra e vendit të parë duhet ta fitojë ndeshjen ndaj asaj të vendit të fundit, ata janë Italia dhe Shqipëria. Teuta vlen më shumë se vendi i fundit. Do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë si të gjitha ekipet. Të gjitha ndeshjet do t’i përgatisim sikur është ndeshja ndaj Tiranës.”

Çështja e golit – “Shpresoj që kur nuk bëhet gol të mos flitet vetëm për sulmuesit dhe kur nuk pësojmë gol. Me siguri me Kastriotin kemi qenë më pak efikas dhe preciz për rastet. Nuk kemi goditur vetëm shtyllën, por kemi goditur disa herë portën. Do të isha shumë i shqetësuar kur ta godisnim vetëm një herë portën gjatë një ndeshje. Nuk është vetëm Partizani që ka vështirësi kur i parkojnë autobusin përpara portës. Në të gjithë botën futbollistike, nga Holanda te Kongo, Japonia, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një ekip parkon autobusin përpara portës ka vështirësi. Ne duhet të mësojmë që të luajmë këto lloj ndeshjesh. Nuk kanë të bëjmë pozitat e klasifikimit, por ne duhet të jemi më të aftë për të zgjidhur këtë ndeshje.”

Statistikat – “Në konferencën e radhës për shtyp do të sjell statistikat. Vetëm ndeshjen ndaj Tiranës, sulmuesit tanë kanë shërbyer 15 asiste dhe Tirana vetëm 1. Asiste janë edhe ata që kur nuk kanë shënuar. Janë shënuar pak gola për ato raste të shumta që kemi krijuar.”

Dëmtimet – “Pjesa më e madhe e dëmtimeve të lojtarëve, janë dëmtime në kavilje ose diçka e tillë. Këto janë normale sepse intensiteti është i lartë. E rëndësishme është të mos ketë dëmtime të rënda.”

Bekim Rexhepi dhe Maqedonia e Veriut – “Unë do të isha shumë i lumtur edhe nëse do të grumbullonin 20 futbollistë. Do të ishte kënaqësi e madhe edhe nëse Rexhepi do të ishte pjesë e Maqedonisë së Veriut, por nuk ka pasur asgjë”, përfundoi tekniku i demave.

Etiketa: giovanni colellaKonferencePartizanisfida me teuten

Lajme të lidhura

Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen
Sport

Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen

11:48 - 02/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…
Breaking Views

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës
Breaking Views

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Para
“E kanë mbytur…”, babai i 32-vjeçarit të vdekur në polici: S’ka pasur probleme

E trishtë! Lear Kurti u birësua kur ishte 2 vjeç, sot familja e kërkon në dyert e morgut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë
Aktualitet

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë

12:26 - 02/02/26

Një aksident ka ndodhur prapa tunelit te Uji i Ftohtë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar...

Lexo më shumë
Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat

12:18 - 02/02/26
GJKKO lë në fuqi masën arrest shtëpie për kryetarin e Bashkisë Tropojë – Hetimet

Shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e kryebashkiakut të Tropojës dhe zëvendësit të tij

12:04 - 02/02/26
Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen

Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen

11:48 - 02/02/26
Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat)

11:27 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com