GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çollaku: Ja prova që Rama, Berisha e Bardhi bashkëpunojnë mes tyre…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Srebrenica, spastrim etnik”, Çollaku: Rezoluta e PS-së është neutrale, Vuçiç të kërkojë falje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreshnik Çollaku, një prej deputetëve demokratë që është rreshtuar në krah të Lulzim Bashës në atë që njihet si PD zyrtare, ka akuzuar ish-Kryeministrin Sali Berisha, por edhe Gazment Bardhin, kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, se në bashkëpunim me Edi Ramën, rrëzuan kërkesën për interpelancë me Kreun e Qeverisë, përsa i takon deklaratave të tij, se KFOR duhet të marrë nën kontroll Veriun e Kosovës.

“Sot vetëm pas faktit, jam njohur në mënyrë të çuditshme me një ngjarje surprizë që do ta vlerësoj negative, ngjarje e paprecedentë në çdo lloj praktike parlamentare dhe komunikimi të të drejtës së deputetëve, përfaqësuesve në parlament për të kërkuar sqarime nga qeveri dhe nga kryeministri i vendit.

Jam njohur me një vendim të kryesisë së kryetarëve, një vendim i cili është marrë me dyer të mbyllura dhe në mungesë transparence të plotë ku sa më poshtë:
Përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësues të Rithemelimit të drejtuar nga zoti Berisha dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të drejtuar nga zoti Rama, kanë bashkërakorduar dhe bashkëmordinuar, rrëzimin e kërkesës për interpelancë ndaj kryeministrit Rama, të cilën unë si deputet i Parlamentit, anëtar i Komisionit të Jashtëm, në emër të Partisë Demokratike kam depozituar pardje, për të kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit, sqarime sa më parë, sqarime shteruese për një qëndrim që tejkalon gafën politike, një qëndrim që tejkalon divergjencat në këndvështrimet e trajtimit të ngjarjes, për një qëndrim i cili rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë atë për të cilën për ne si Parti Demokratike dhe shumicën e shqiptarëve përbën Kosova, integriteti dhe sovraniteti i saj.
Thelbi i interpelancës që i kam kërkuar kryeministrit, ka qenë kërkesë për sqarim për një qëndrim dhe deklaratë të pohuar në disa raste nga kryeministri i vendit, ku kërkon që KFOR të marrë nën kontroll pjesën veriore të Mitrovicës.

Shqetësues është fakti se e njëjta kërkesë, në të njëjtën ditë dhe po ashtu në mënyrë të përsëritur bëhet dhe nga presidenti i Serbisë Vuçiç”, tha Çollaku në një reagim për mediat.

Etiketa: BardhiberishaCollakuRama

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Vodhi lekët e pensioneve dhe u zhduk, shpallet në kërkim punonjësi i Postës Shqiptare në Peshkopi

Benzi përplaset me motorin, dy të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com