GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Conference League/ Sonte vendosen fatet e një sezoni

09:04 - 18/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Conference League/ Sonte vendosen fatet e një sezoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sonte në orën 21:00 do të vendoset se kush do jenë finalistët e edicionit të dytë të UEFA Conference League, me finalen që do të zhvillohet në datën 7 qershor 2023 në “Fortuna Arena” të Pragës.

AZ Alkmaar – West Ham dhe Bazel – Fiorentina do të luajnë shanset për të siguruar një finale historike. Londinezët hodhën një hap të sigurt me fitoren në shtëpi me rezultatin 2-1, megjithatë holandezët realizuan një gol me peshë që mban gjithçka të hapur dhe shanset janë të mëdha për të tentuar përmbysjen.

West Ham po luan për herë të dytë radhazi në gjysmëfinalet e një kompeticionin europian. Vitin e kaluar në Europa League skuadra e David Moyes u eliminua nga gjermanët e Eintracht Frankfurt, teksa këtë sezon synojnë të mos bëjnë të njëjtin gabim dhe të tentojnë fitimin e trofeut të Conference League.

Holandezët e AZ Alkmaar kanë zhvilluar një sezon të madh në “Eredivisie” dhe po bindin edhe në Conference League. Skuadra e Jansen rikuperoi gjithçka në çerekfinale përballë belgëve të Anderlecht dhe siguroi kualifikimin falë penalltive. Teksa të njëjtën gjë synon edhe përballë anglezëve.

Në Zvicër, Bazeli do të kërkojë të shkruajë historinë për të arritur një finale europiane për herë të parë në histori. Skuadra e trajneri Vogel hodhi një hap të sigurt me triumfin në gjysmëfinalen e parë përballë Fiorentinës në Itali me rezultatin 2-1 dhe tani do të kërkojnë të mbrojnë fitoren në shtëpi.

Fiorentina ka zhvilluar një sezon të mirë në Conference League, por humbja përballë Bazelin i vështirëson shanset për të siguruar një finale europiane pas 33 vitesh.

Megjithatë ekipi vjollcë ka një organikë të mirë në skuadër, me lojtarë që kanë shënuar shumë gola këtë sezon në Conference League dhe do të synojnë të përmbysin gjithçka në Zvicër.

Etiketa: AZbaselEuropa Conference Leaguefiorentinawest ham

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi/ 140 mln euro për 4 kontrata,  “sekret” vlera për inceneratorët

Inceneratori i Fierit, SPAK jep sot pretencën për të akuzuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

Edi Rama deklaron se “javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste...

Lexo më shumë
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com