GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Covid-19, Biden: E ardhmja e përbashkët varet nga aftësia për të punuar së bashku

17:55 - 21/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Evakuimet mbyllen më herët”/ Biden: Tërheqja nga Afganistani përmbyllet më 31 gusht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti fjalimin e tij të parë në sallën e Kombeve të Bashkuara duke trajtuar problemet qendrore me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota, përfshirë pandeminë COVID-19, klimën, konfliktet botërore, gjendjen në Afganistan, çështjet madhore diplomatike dhe luftën kundër korrupsionit.

Presidenti Biden e hapi fjalën e tij me sfidën që përbën pandemia e COVID-19 ës për botën dhe u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të OKB-së, që të adresojnë ndryshimet klimatike.

“E ardhmja jonë e përbashkët do të varet tek aftësia jonë për të njohur humanizmin tonë të përbashkët dhe për të vepruar së bashku”, tha zoti Biden.

Zoti Biden po e mban fjalimin në një kohë të vështirë në presidencën e tij ende të re pas tërheqjes kaotike të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.

Presidenti Biden e mbrojti tërheqjen, duke argumentuar se ishte një hap i nevojshëm.

“Ne u dhamë fund 20 viteve të konfliktit në Afganistan dhe ndërsa mbyllim këtë epokë të një lufte të ashpër, po hapim një epokë të re diplomacie të pandalshme”, tha zoti Biden.

Zoti Biden u zotua se do të mbrojë interesat jetike kombëtare amerikane, por tha se “misioni duhet të jetë i qartë dhe i arritshëm” dhe se ushtria amerikane “nuk duhet të përdoret si përgjigje për çdo problem që shohim përreth botës.”

Presidenti Biden u tha delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme se SHBA synon të punojë me partnerët dhe aleatët për të ndihmuar në udhëheqjen e botës drejt një të ardhmeje më të begatë për të gjithë njerëzit. / VOA

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Solidariteti i Ramës për reciprocitetin e targave, Vasili: Ka frikë t’i kundërpërgjigjet Serbisë

Solidariteti i Ramës për reciprocitetin e targave, Vasili: Ka frikë t’i kundërpërgjigjet Serbisë

TË FUNDIT

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

Një shpërthim me tritol ka mdodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Rreth orës 5:30 të mëngjesit i...

Lexo më shumë
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com