GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Covid-19 dhe plakja e popullsisë/  Në 10 vitet e ardhshme do të shtohen rastet me kancer

08:06 - 15/04/22
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Covid-19 dhe plakja e popullsisë/  Në 10 vitet e ardhshme do të shtohen rastet me kancer
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pandemia e Covid-19 dhe rritja e plakjes të popullsisë shqiptare pritet që në 10 vitet e ardhshme të shtojë rastet e sëmundjeve kardiovaskulare, pulmonare kronike, diabetin dhe kancerin.

Në “Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030” i botuar në Fletoren Zyrtare theksohet se ecuria e shtimit të rasteve të sëmundjeve jo të transmetueshme do të ndikohet nga pandemia e Covid-19 për shkak të rritjes të rasteve të padiagnostikuara. Mjekët onkologë kanë pohuar se në këtë periudhë pati një shtim të rasteve me stade të avancuara të sëmundjes të kancerit, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimeve.

“Presioni mbi shërbimet shëndetësore pritet të rritet edhe në terma afatgjatë kohorë. Arsyet kryesore do të jenë të lidhura me rritjen e rasteve të cilat kanë mbetur të padiagnostikuara gjatë pandemisë dhe rritjen e komplikimeve kardiovaskulare dhe respiratore afatgjata te personat që kanë kaluar Covid-19. E ardhmja gjithashtu do të sjellë emergjenca të tjera dhe mbetet prioritare që shërbimet për sëmundjet jo të trasmetueshme të vijojnë të funksionojnë pavarësisht ndryshimit të qëllimit politik të situatës që shkaktohet”, thuhet në strategji.

Sipas të dhënave nga raporti i monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë shtrimet në spital për 2020-s ranë 29% krahasuar me një vit më parë. Në kardiologji dhe kardiokirurgjinë trajtimet e të sëmurëve u ulën 26%, për transplantët e veshkës 63%, për kataraktet 21 %, depistimi i kancerit të gjirit 26% edhe ata të trajtuar me radioterapi 8%.

Faktori tjetër që do të ndikojë në shtimin e këtyre sëmundjeve është rritja e nivelit të plakjes të popullsisë.

“Sëmundjet jo të transmetueshme janë një shqetësim në rritje për shoqërinë shqiptare për shkak të shkallës së lartë të vdekshmërisë. Ato kanë pasur një rritje të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-2010, një prirje që pritet të vazhdojë në 10 vitet e ardhshme si rezultat i rritjes së jetëgjatësisë dhe plakjes së popullsisë shqiptare. Sëmundjet kryesore jo ngjitëse përfshijnë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, diabetin dhe kancerin. Të gjitha këto sëmundje kanë të njëjtët faktorë rreziku të modifikueshëm, duke përfshirë faktorët e stilit të jetesës (pirjen e duhanit, dietën jo të shëndetshme dhe mënyrën e jetesës sedentare) dhe disa faktorë të tjerë klasikë (të tillë si: tensioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak dhe kolesteroli i lartë)”, citohet në dokument.

Ndikim në shtimin e sëmundjeve kronike do të ketë edhe dobësimi i zinxhirit të shërbimeve parandaluese për sëmundjet jo të trasmetueshme që lidhen me duhanin, alkoolin, dietën e pa-shëndetshme dhe pasivitetin fizik mund të përkthehen në shtim të rasteve në të ardhmen.

Shpenzimet e xhepit do bien në 35% deri në 2030

Rryshfetet apo dhënia e shpenzimeve nga xhepi i pacinetëve për mjeketë parashikohen që deri në vitin 2030 të zbresin në nivelin e 35% të shpenzimeve totale të shëndetësisë. Në vitin 2018 nga OBSH shpenzimet totale nga xhepi si përqindje e shpenzimeve totale për shëndetësinë në Shqipëri u vlerësuan në 44,5%. Ministria e shëndetësisë parashikon në strategji se rënie graduale e shpenzimeve nga xhepi të arrihet përkatësisht nga shtimi i “mbulimi universal shëndetësor”, duke përfshirë mbrojtjen nga rreziku financiar, aksesin në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor dhe aksesin në barna thelbësore të sigurta, efikase, cilësore, të përballueshme dhe vaksina për të gjithë./Monitor

Etiketa: dhenia e shpenzimevekovid-19Shendet

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
6 metoda të pazakonta të pirjes së kafesë që mund t’ju pëlqejnë

6 metoda të pazakonta të pirjes së kafesë që mund t'ju pëlqejnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com