GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Covid-19 dhe vërtetësia e teorive konspirative

16:25 - 25/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Covid-19 dhe vërtetësia e teorive konspirative
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat sociale shpesh i konfrontojnë përdoruesit me zgjedhje të vështira: Ndarjen e përmbajtjeve të paverifikuara që do të gjeneronin angazhim social, ose ndarjen e përmbajtjes për të cilën ata e dinë se ka më shumë gjasa të jetë e vërtetë, por ka më pak gjasa të “pëlqehet”. Thënë ndryshe, vendimi për të shpërndarë teoritë konspirative në rrjete sociale, për shumë njerëz pasqyron një kompromis të llogaritur.

Përhapja e teorive konspirative ka kufizuar ndjeshëm aftësinë tonë për t’u marrë me krizat, nga trajtimi i ndryshimeve klimatike në luftimin e pandemisë së Covid-19. Më shumë se 70 milionë amerikanë që kanë të drejtë për një vaksinë kanë zgjedhur të mos marrin një dhe afërsisht gjysma e këtyre njerëzve kanë besime të keqinformuara, siç është besimi se qeveria po përdor injeksione vaksine për të futur mikroçipa te njerëzit.

Përtej besimeve

Një grup studiuesish ka filluar të punojë me të kuptuarit se pse njerëzit besojnë në teoritë konspirative. Kjo punë kërkimore ka zbuluar se njerëzit që ndjejnë se u mungon kontrolli mbi ngjarjet dhe nuk e pëlqejnë pasigurinë dhe paqartësinë, kanë më shumë gjasa të besojnë në teoritë konspirative.

Shumë pyetje mbeten, megjithatë, në lidhje me arsyen pse njerëzit i shpërndajnë këto teori. Edhe pse puna e hershme supozonte se njerëzit në mediat sociale ndajnë përmbajtje që ata besojnë, hulumtimi i ri zbulon se njerëzit shpesh janë të gatshëm të publikojnë teori konspirative, që ata e dinë se janë të rreme. Në fakt, nga kërkimet u zbulua se 40% e pjesëmarrësve pranuan se do të ishin të gatshëm të ndanin teori që ata e dinë se janë të pavërteta.

Pse?

Rezulton se shumë njerëz kanë si synim të publikojnë informacionet ose ato lloje postime që do të rrisë më shumë angazhimin social (social engagement), një tregues i rëndësishëm statistikor i rrjeteve sociale. U zbulua se kur shpërblimet sociale, si “likes” (pëlqimet) apo komentet, ishin të larta, shumë njerëz ishin të gatshëm të shpërndanin lajme të rreme.

Teoritë konspirative, në krahasim me faktet, shkaktojnë zgjim më të lartë emocional. Kjo i bën ato më tërheqëse për të rritur aktivitetin e profilit. Merrni parasysh shembullin e mëposhtëm: Një zgjedhje midis ripostimit të dy postimeve. Një postim raporton se princeshë Diana vdiq në një aksident me makinë. Postimi tjetër raporton se familja mbretërore komplotoi fshehurazi për të vrarë atë dhe të dashurin e saj. Një postim ka më shumë gjasa të jetë i vërteti, por tjetri është shumë më tërheqës dhe do të tërheqë më shumë vëmendje e do të shkaktojë më shumë reagime.

Në një nga eksperimentet tona, ne ndryshuam motivet për përmbajtjen që njerëzit ndanë. Në një kusht, ne i paguam pjesëmarrësve një bonus për ndarjen e informacionit që do të gjeneronte më shumë “pëlqime”. Në një tjetër, ne stimuluam postime që do të gjeneronin më shumë komente. Në të tretën, ne i paguam pjesëmarrësit një bonus për ndarjen e informacionit të saktë.

Sidoqoftë, një pjesë tjetër e studimit, rezultoi se njerëzit në përgjithësi, ndonëse “preferojnë” konspiracionin, arrijnë ta ndajnë faktin nga trillimi, por sikurse e dimë, fatkeqësisht, ky nuk është gjithnjë rasti.

Studimi gjithashtu zbuloi se njerëzit janë të gatshëm të ndajnë lajme të rreme edhe pa stimuj monetarë.

Të marra së bashku, gjetjet identifikojnë motivet sociale si një shtytës të rëndësishëm të vendimit për të ndarë teoritë konspirative. Duke parashikuar vëmendje dhe angazhim më të madh, individët mund të zgjedhin të ndajnë postime që ata e dinë se janë të pavërteta. Në fund të fundit, duke ndarë keqinformata, njerëzit mund të ndryshojnë besimet e tyre dhe ato të të tjerëve. Thënë këto, mos besoni gjithçka që shihni në internet pa bërë verifikimet tuaja bazuara në fakte shkencore. Sot, shumë njerëz mund të bëjnë gjithçka për ca pëlqime më shumë!

Etiketa: COVIDTeori konspirative

Lajme të lidhura

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!
Aktualitet

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

11:00 - 15/01/26
Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë
Aktualitet

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë

08:14 - 15/01/26
SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane
Breaking Views

SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane

18:00 - 14/01/26
Para
Hungaria dhe Polonia po mendojnë largimin nga BE

Hungaria dhe Polonia po mendojnë largimin nga BE

TË FUNDIT

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com