GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

COVID-19, dyfishohet prania e varianteve të reja në SHBA; Evropa paralajmëron për rritje

08:31 - 22/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19, dyfishohet prania e varianteve të reja në SHBA; Evropa paralajmëron për rritje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjensitë rregullatore amerikane thanë të premten se varianti BQ.1 dhe BQ.1.1 janë përgjegjës për 16.6% të varianteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, një nivel ky pothuajse i dyfishuar krahasuar me javën e kaluar, ndërkohë që Evropa mendon se këta do të jenë variantet dominuese brenda një muaji. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se variantet ka gjasa të rrisin rastet e infektimeve në javët dhe muajt në vazhdim në Evropë.

Këto dy variante janë pasardhës të variantit Omicron BA.5, i cili është më dominuesi në Shtetet e Bashkuara. Agjencitë rregullatore në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar rishtazi vaksina përforcuese për ta luftuar atë.

Nuk ka ende evidencë që BQ.1 të lidhet me ashpërsi të rritur të sëmundjes, krahasuar variantët BA.4 dhe BA.5, thanë zyrtarët evropianë, por paralajmëruan se ai mund të shmangë disa mbrojtje imunitare, duke cituar studime laboratorike të bëra në Azi.

 

“Këto variante (BQ.1 dhe BQ.1.1) mund të sjellin një valë shumë të keqe të sëmundjes këtë dimër në Shtetet e Bashkuara dhe kjo ka filluar tashmë të ndodhë në Evropë dhe Britani”, tha Gregory Poland, virolog dhe studiues i vaksinave në Klinikën Mayo.

 

Në Shtetet e Bashkuara, rastet e përjavshme ka rënë rishtazi, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Niveli i koronavirusit i konstatuar në mostrat e ujërave të zeza të testuara nga kompania Biobot Analytics ka qëndruar në të njëjtën nivel në Shtetet e Bashkuara gjatë gjashtë javëve të fundit. Mostrat e ujërave të zeza parashikojnë shpesh rritjen e mundshme të COVID-19ës, përpara se të jenë përpiluar të dhënat e CDC-së.

Variantet e rinj monitorohen nga afër nga agjencitë rregullatore dhe prodhuesit e vaksinave për të parë nëse fillojnë të shmangin mbrojtjen që ofrojnë vaksinat aktuale. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha këtë javë se BQ.1.1 po qarkullon në të paktën 29 vende.

CDC-ja tha të premten se BQ.1 dhe BQ.1.1 u vlerësuan javën e kaluar të përbëjnë 9.4% të varianteve që qarkullojnë./VOA/

Etiketa: Covid-19VOA

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Si t’i bëni fundjavat tuaja më produktive?

Si t'i bëni fundjavat tuaja më produktive?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com