GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Covid-19/ Ekspertët amerikanë bëjnë thirrje që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm, paralajmërojnë rreziqe të reja

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19/ Ekspertët amerikanë bëjnë thirrje që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm, paralajmërojnë rreziqe të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët kryesorë amerikanë të shëndetësisë ngritën sërisht shqetësimin të dielën lidhur me përhapjen në rritje të variantit Delta të koronavirusit në të gjithë vendin. Paralajmërimi vjen mes thirrjesh në rritje që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.

“Po ndodh diçka e keqe dhe ne duhet ta kuptojmë këtë”, tha për rrjetin televiziv NBC, Dr Anthony Fauci, këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden, për çështje të mjekësisë. Ai tha gjithashtu se nuk pret që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm në nivel kombëtar.

Por sipas zotit Fauci sapo Administrata e Ushqimit dhe Barnave të japë autorizimin e plotë për përdorimin e vaksinave kundër koronavirusit, gjë që mund të ndodhë ndoshta në javët e ardhshme, ai tha se do të mbështesë fuqimisht vendimet e universiteteve, bizneseve apo çdo sipërmarrjeje lokale për ta bërë vaksinimin e detyrueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 166 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ose më pak se gjysma e popullsisë, në një kohë kur nuk është dhënë ende autorizimi për vaksinimin e fëmijëve më të vegjël se 12 vjeç. Vaksinimet filluan dhjetorin e kaluar pas marrjes së autorizimit nga entet rregullatore amerikane për përdorimin e tyre në raste urgjence, ndërsa vazhdon shqyrtimi për autorizimin e plotë të tyre.

Edhe pse numri i rasteve me koronavirus është rritur në Florida dhe Teksas, dy shtete me një numër të madh infeksionesh, guvernatorët e tyre që përfaqësojnë partinë republikane, respektivisht Ron DeSantis dhe Greg Abbott, vazhdojnë të kundërshtojnë me vendosmëri vaksinat apo vendosjen e maskave, duke thënë se ato shkelin liritë që gëzon çdo individ.

Senatori i Floridës Rick Scott e mbështeti vendimin e zotit DeSantis, duke i thënë për rrjetin televiziv “Fox Neës”, “se ne nuk mund të jetojmë sërish me frikë dhe se njerëzit duhen lenë t’i marrin vetë vendimet”.

Por guvernatori republikan Asa Hutchinson i Arkansas, një shtet me një nivel të ulët vaksinimesh dhe me një numër në rritje infeksionesh, i tha rrjetit televiziv CBS Neës, se ai kishte gabuar në fillim të këtij viti duke nënshkruar në ligj, një urdhër për ndalimin e maskave.

Çdo ditë më shumë se 100,000 amerikanë po infektohen për shkak të variantit delta të koronavirusit, një rritje me 10-fish në javët e fundit.

Zoti Fauci e ka cilësuar situatën si “pandemia e të pavaksinuarve”.

Të dhënat tregojnë se vaksinat ekzistuese të disponueshme në SHBA janë efektive kundër variantit delta. Por zoti Fauci paralajmëroi se nëse situata nuk mbahen nën kontroll, varianti delta mund të pësojë mutacione të reja, që mund t’i bëjnë vaksinat joefektive.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Shokon politikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova është shtet i pavarur

Shokon politikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova është shtet i pavarur

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com