GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Covid-19 “gjunjëzon” Kosovën/ Kapacitetet spitalore drejt ezaurimit

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Covid-19 “gjunjëzon” Kosovën/ Kapacitetet spitalore drejt ezaurimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova po përballet me numër të lartë infektimesh me Covid-19. Kjo është periudha me numrin më të lartë të infektimeve të regjistruara që prej fillimit të pandemisë. Kapacitetet e klinikave që trajtojnë rastet janë drejt ezaurimit, ndërkohë që me dhjetëra persona po humbasin betejën me virusin brenda 24 orëve. Disa shërbime në QKUK janë pezulluar, pasi sfidë është sigurimi i shtretërve të lirë.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi bën thirrje për vaksinim, meqë shumë prej pacientëve të cilët po trajtohen janë të pavaksinuar. Ai thotë për KosovaPress se gjendja është shumë e rënduar, ndërkohë që flet për riorganizimin e klinikave.

“Gjendja është mjaft e rënduar sa i përket numrit të madh të pacientëve që po kërkojnë spitalizim. Kemi 1,139 pacientë që po marrin shërbime spitalore në shtatë spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së. Dhe ky numër ka tejkaluar tashmë numrin prej 1010 pacientëve që kemi pasur në pikun e pandemisë gjatë fund-muajit nëntor të vitit të kaluar. Po detyrohemi që të organizojmë shtretër shtesë, për të shtuar këto kapacitete. Pra, të riorganizojmë në tërësi të gjitha klinikat e QKUK-së dhe gjithë stafin shëndetësor të cilët janë në trajtimin e këtyre pacientëve”, tregon ai.

Pritjet janë që numri i pacientëve të hospitalizuar të shtohet ditëve në vijim, por Krasniqi thotë se duhet të merren masa për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Ne nuk mund të garojmë me virusin, në kuptimin e asaj se sa shumë mund të infektojë virusi. Ne nuk do të kërkojmë shtretër shtesë, por duhet të kërkojmë që të ndalet virusi. Dhe ndalja e virusit bëhet vetëm përmes vaksinimit dhe vetëm përmes respektimit të masave në mënyrë strikte nga secili qytetar i Kosovës”, shton ai.

Më tej, ai njofton se qëndrojnë mirë me medikamente dhe pajisje mjekësore, por jo edhe me numrin e mjaftueshëm të shtretërve.

“Neve na vjen keq që jemi të shtrënguar dhe duhet të pezullojmë disa shërbime, siç janë: shërbimet kirurgjike të natyrave jo emergjente, po ashtu kemi reduktuar edhe shërbimet specialistike ambulantore, diku rreth 50 për qind. Kërkojmë nga qytetarët mirëkuptim, për faktin se jemi të detyruar të shfrytëzojmë shtretërit për pacientët me COVID dhe të prioritizojmë sëmundjet të cilat janë të natyrës urgjente”, deklaron Krasniqi.

Ai rendit shkaqet që ndikuan në rritjen e këtyre rasteve me infektime, duke theksuar se ka pasur lirim të pakontrolluar të masave.

“Lirimi i masave gjatë tre muajve të kaluar, relaksimi i tërësishëm i të gjithë neve pa përjashtim, ahengjet, dasmat, lokalet, klubet e natës, ardhja e diasporës, shkuarja e qytetarëve të Kosovës jashtë Kosovës, të gjitha këto kanë ndikuar”, thekson ai.

Krasniqi flet edhe për mundësinë apo jo të infektimit gjatë vaksinimit.

“Të gjitha të dhënat e deritanishme të bazuara në shkencë, jo vetëm për COVID-in, por pothuajse asnjë vaksinë nga viruset e vdekur apo të mbytur që nuk prodhohen nga viruset e gjallë nuk mund të infektojë njeriun me atë virus. Pra, edhe vaksina Astra-Zeneca dhe Pfizer të dy llojet që përdoren te ne, nuk janë vaksina që prodhohen nga viruset e gjalla, andaj edhe nuk ka mundësi që njeriu të infektohet gjatë vaksinimit. Është e pritshme dhe njeriu mund të infektohet disa ditë para vaksinimit, qoftë edhe disa ditë pas vaksinimit pasi që e dini që vaksina prodhon krijimin e antitrupave dhe organizimit i duhen 7 ditë apo 14 ditë për krijimin e antitrupave”, sqaron Krasniqi.

Ai ka apeluar të gjithë që të respektojnë masat në fuqi dhe të vetëdijesohen për mbrojtjen e shëndetit të tyre.

Kujtojmë se në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar janë ri-funksionalizuar shtatë njësi anti-covid. Gjatë ditës së djeshme kanë humbur betejën me këtë virus 16 persona, mbi 2000 të tjerë janë infektuar, ndërsa mbi 15 mijë janë vaksinuar për mbrojtjen nga virusi.

Lajme të lidhura

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, banorët e Nivicës mësyjnë Gjirin e Kakomesë
Breaking Views

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, banorët e Nivicës mësyjnë Gjirin e Kakomesë

15:21 - 21/06/26
Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje
Breaking Views

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Para
Gjendet një nga Range Rover-at e vjedhur në Sarandë

Gjendet një nga Range Rover-at e vjedhur në Sarandë

TË FUNDIT

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26

Thuhet se Arlinda Pogaj u detyrua të japë dorëheqje se i ka ardhur radha për t’u arrestuar nga SPAK. Ish-drejtoreshës...

Lexo më shumë
“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, banorët e Nivicës mësyjnë Gjirin e Kakomesë

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, banorët e Nivicës mësyjnë Gjirin e Kakomesë

15:21 - 21/06/26
Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
“Nuk janë të nxitur nga Irani apo algoritmet”/ Ditmir Bushati “godet” Ramën

“Nuk janë të nxitur nga Irani apo algoritmet”/ Ditmir Bushati “godet” Ramën

14:45 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetbaymavi girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis