GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Covid-19/ Kaos në arsim, mësimi edhe online. Kushi: Respektoni masat, vaksinimi i detyrueshëm

11:55 - 26/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19/ Kaos në arsim, mësimi edhe online. Kushi: Respektoni masat, vaksinimi i detyrueshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë para nisjen së viti të ri shkollor 2021-2022, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve.
“Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri”, – shprehet ministrja në një video-mesazh postuar në rrjetet sociale.

Ajo thekson se në të gjitha institucionet arsimore janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë.

“Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuajin,” shprehet Kushi ndërsa u ka bërë thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid.
“Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë,” tha ministrja.

Në video-mesazh kanë përcjellë mesazhe të veçanta edhe nxënës të klasave dhe shkollave të ndryshme.
Ruajtja e higjienës dhe mbajtja e maskave, ishte një prej mesazheve, ndërkohë që janë përcjellë edhe disa nga risitë që vijnë këtë vit për herë të parë në shkolla, si anglishtja për klasat e para, arti e zejet, apo klasat sportive.

Mësimi plotësues për të gjithë ata nxënës që donin të bënin një përsëritje të njohurive, ka filluar që më 1 shtator, ndërsa zyrtarisht viti i ri nis nesër. Më herët kryeministri Rama ka bërë me dije se tekstet shkollore për të gjithë nxënësit nga klasa e parë në të nëntë, do të jepen falas.

Prej disa ditësh Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë bërë thirrje për vaksinimin e stafit akademik, nisur nga mësuesit e shkollave dhe pedagogët e universiteteve, deri tek studentët.

Vetëm të shtunën Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin për t’u pajisur me certifikate vaksinimi çdo pedagog dhe student, para nisjes së mësimit në universitete më 11 tetor.

Në një dokument prej dy faqesh, gjithashtu sqarohet se cilido person që nuk do të pajiset me certifikatë vaksinimi, do t’i duhet të paraqesë testim PCR çdo jave për të qenë pjesë e auditorëve.

Në urdhër thuhet se për secilin student që nuk do t’i nënshtrohet marrjes së injeksionit, institucionet arsimore duhet të marrin masa për ofrimin e mësimit online. Të ndjekurit e mësimit online nuk është një praktike e re që implementohet në vendin tonë, pasi viti i shkuar akademik u ndoq nga të gjithë nivelet para dhe pas universitare online, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të ndiqet sërish si praktikë. D.L/ Gijotina.com

Etiketa: COVIDMesim online

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Ronaldo mungon në lançimin e kitit të ri të Juventus, mos ishte ky një mesazh?

Formacionet zyrtare, zbulohet si pritet të luajnë sot Juventus-Sampdoria

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com