GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Covid-19 në Shqipëri, ekspertët: Rimëkëmbja ekonomike varet nga vaksinimi

22:06 - 02/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Trupi im, zgjedhja ime”, debat i hapur për vaksinimin me detyrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri autoritetet zyrtare dhe ekspertët po e shohin rimëkëmbjen e ekonomisë, që ka marrë goditje nga Pandemia e Covid 19, të lidhur ngusht me proçesin e vaksinimit. Të dhënat, thonë zyrtarët, janë optimiste dhe flasin për një rritje ekonomike me 5.5% për vitin 2021. Ata mendojnë se vaksinimi i popullsisë ka shtuar besimin e qytetarëve, ka përmirësuar treguesit ekonomikë dhe ka larguar rrezikun e një mbyllje tjetër të vendit.

Insititucionet financiare botërore si FMN, BB e kanë lidhur në vijimësi, rimëkëmbjen ekonomike globale të goditur nga Pandemia e Covid 19 me proçesin e vaksinimit. Në Shqipëri në vitin 2020, ekonomia ra me 4% përkundrejt parashikimit 8% të Ministrisë së e Financave, duke zënë vendin e dytë në rajonin e Ballkanit perëndimor pas Serbisë me rënien më të ulët. Ekspertët e lidhin këtë me rikthimin në normalitet të ekonomisë në pjesën e dytë të vitit. Autoritetet e shëndetit publik e konsiderojnë vaksinimin e popullatës mënyrën më të sigurt, më të lirë, dhe më afatgjatë për të garantuar mbylljen e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Në Shqipëri që prej 11 janarit të këtij viti janë vaksinuar sipas autoriteteve, me dy doza , afërsisht 28% e qytetarëve mbi 18 vjeç, 13% më shumë se projeksionet e OBSH, dhe me një dozë mbi 35% e kësaj fashe të popullsisë.

Zyrtarët thonë, se po arrihet skenari më i mirë i vaksinimit të popullsisë në 14 muaj. Ata nënvizojnë se po diskutohet mundësia për të ulur moshën e vaksinimit nën 18 vjeç, ndërsa komiteti i ekspertëve ka rekomanduar vaksinimin me detyrim të disa kategorive si të mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve. Nëse deri më datën 30 shtator ata nuk e kryejnë vaksinimin, do të jenë të detyruar në vazhdim të paraqesin në mënyrë periodike testin e PCR, për të vërtetuar nëse janë ose jo të infektuar.

“Duket se në disa vende po ecën shumë mirë kufizimi që kanë vënë, për të mos lejuar hyrjen në kinema, restorante, bare nëse nuk janë të vaksinuar. Ndoshta dhe tek ne duhen shtrënguar masat, që të arrihet të realizohet vaksnimi. Në disa aspekte nuk duhet lënë vetëm në dëshirën e individit, sepse është një detyrim moral, të ruash veten dhe të tjerët përreth vetes”, i tha Zërit të Amerikës Erida Nelaj, përgjegjëse e programit kombëtar të vaksnimit.

Ekspertët shohin të domosdoshme aplikimin e kufizimit të disa shërbimeve për personat që refuzojnë vaksinimin, duke e cilësuar këtë si diskriminim pozitiv, ndërsa zyrtarët nënvizojnë se proçesi i vaksinimit e ka rritur besimin e qytetarëve dhe ka përmirësuar treguesit ekonomikë për vitin 2021.

“Nga të gjithë të dhënat marko-ekonomike, shohim një rimëkëmbje ekonomike më të shpejtë se parashikimi i Ministrisë së Financave. Pra, këtë vit në 2021-in, rritja ekonomike është 5.5%. Nga të dhënat e buxhetit të tatimeve që është indikatori kryesor, për të parë se si po funksion konsumi në vend. Janë mbi 9.8% të ardhura nga tvsh më shumë se parashikimi. Indikator tjetër është kreditimi I cili është 7% më i lartë se vitin e shkuar. Në krizën që u krijua në botë nga pandemia e Kovid 19, Shqipëria u vendos në hartë si vend i sigurt. Udhëtar të huaj eksploruan për herë të parë vendin tonë. Kjo u reflektua në numra më të lartë të turistëve se në vitet e mëparshme, madje edhe se në 2019-ën që ishte piku. Pra vaksinimi i ka dhënë siguri edhe turistëve të huaj”, tha për Zërin e Amerikës Besart Kadia, Zv. Ministër i financave.

E megjithatë ekspertë të shëndetit publik shohin një ngadalësim të vaksinimit, përkundrejt rritjes së numrit të infektimeve. Ky, sipas tyre, nuk është ritmi i duhur për t’i dhënë ekonomisë besim, që mund të përkthehet rritje. / VOA

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Shqipëria pëson edhe golin e tretë

Shqipëria pëson edhe golin e tretë

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com