GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ Rriten me 65 përqind rastet e reja në javën e fundit

20:54 - 23/08/21
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID-19 në Shqipëri/ Rriten me 65 përqind rastet e reja në javën e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, java e fundit shënoi një tjetër përkeqësim të ndjeshëm të situatës së pandemisë Covid 19, me një rritje të fortë të rasteve, viktimave dhe të shtruarve në spitale.

Të dhënat e përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në 7 ditët e fundit (17-23 gusht), numri i të prekurve rishtaz u rrit me 65 përqind, krahasuar me javën pararendëse (10-16 gusht) duke kapur një total prej 3574 rastesh, ose një mesatare ditore prej 510 rastesh. Ky është niveli më i lartë javor që prej periudhës 16-22 mars.

E premtja shënoi dhe ditën me kuotën më të lartë, me 658 të prekur, një nivel që nuk ishte regjistruar që prej 21 marsit. E hëna ishte dita me më pak raste, 397 të infektuar, të shpërndarë në 32 bashki të vendit: 88 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.

Edhe pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) po ngjitet në nivele gjithnjë e më të larta, ndonëse testimet vijojnë të shtohen, duke kapur një mesatare ditore prej 5791 tamponësh. Mesatarja e pozitivitetit, në 7 ditët e fundit u ngjit në 8.8 përqind, nga 6.7 përqind që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Rritja e shpejtë e të prekurve ka çuar në një shumëfishim të rasteve aktive të cilat kanë arritur në 5792 persona, ose 100 herë më shumë se fundi i muajit qershor. Shtimi i rasteve, sipas autoriteteve, i detyrohet qarkullimit të përhapur të variantit Delta, i konfirmuar zyrtarisht disa javë më parë.

Gjatë javës së fundit, u vu re dhe një dyfishim i viktimave. Janë 12 persona që humbën jetën, niveli më i lartë javor që nga periudha 11-17 maj. E vetmja ditë pa viktima ishte kjo e hënë. Paralelisht, numri i pacientëve që kërkojnë trajtim të specializuar, është rritur progresivisht. Sipas të dhënave të ditës së sotme në spital ndodhen 84 të shtruar, ndërkohë që të hënën e kaluar (16 gusht) kishte 47 pacientë.

Që nga fillimi i muajit gusht janë regjistruar 6608 raste, gati 1 mijë më shumë se sa ishin gjatë gjithë muajit prill, dhe më shumë se trefishi i totalit të rasteve në muajt maj-qershor-korrik, të marrë së bashku. Megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sinjal për të shtrënguar masat kufizuese, Masat që janë në fuqi, shpërfillen haptazi, me miratimin e heshtur të institucioneve të ngarkuara për të ndjekur respektimin e tyre.

Vëmendja e autoriteteve është përqëndruar te vaksinimi, me thirrjet e përsëritura drejtuar popullatës, duke qenë se gushti është dhe muaji i hapur për moshat mbi 18 vjeç. Të dhënat e fundit zyrtare për këtë proces i përkasin 18 gushtit, dhe sipas tyre janë kryer 1.340.339 doza të vaksinës ndaj koronavirusit. Bazuar në to, rezulton, sipas përllogaritjeve të bëra nga Zëri i Amerikës, se 35.4 përqind e popullsisë mbi 18 vjeç ka marrë të paktën një doze. Prej tyre, 25.9 përqind, ose mbi 575 mijë persona i kanë marrë të dyja dozat. / VOA

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Rama jep lajmin: Mbërrijnë mbi 43 mijë doza Pfizer në Rinas

Rama jep lajmin: Mbërrijnë mbi 43 mijë doza Pfizer në Rinas

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com