GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Covid-19 rrit importin e kafes, më shumë konsumohet në shtëpi se në bare

10:17 - 30/12/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19 rrit importin e kafes, më shumë konsumohet në shtëpi se në bare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritet importi i kafesë për muajt janar-tetor të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të 2020. Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë për periudhën janar-tetor 2021 importi i kafes është rritur rreth 9% krahasuar me 2020.

Importet janë 6 % më të larta edhe se periudha para krizës. Te mallrat e akcizës rritje ka shënuar edhe importi i cigareve. Në muajt janar-tetor të këtij viti janë importuar 7% më shumë cigare se vjet, ndërsa në raport me periudhën para krizës importet janë më të ulëta.

Pavarësisht rritjes të importit të kafes tendenca e konsumit të saj shfaqet më e lartë në shtëpi sesa në lokale. Përfaqësuesi i Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja tha për Monitor se sjellja konsumatore ka ndryshuar nga pandemia e Covid-19. Sipas tij këtë vit më tepër kafe është konsumuar në shtëpi sesa në bare, pavarësisht se me nisjen e vaksinimit të popullatës pritej të ndryshonte tendenca e konsumit. “Për shkak të pandemisë sjellja konsumatore ka ndryshuar. Konsumatori ende vijon të konsumojnë më tepër kafe në shtëpi sesa në lokale. Shumë prej tyre gjithashtu nuk preferojnë të largohen nga lagja e banimit për të konsumuar kafen. Arsyeja kryesore e kësaj tendence është pamundësia financiare për të frekuentuar zona përtej lagjes ku banojnë, por edhe kufizimi i orarit të daljes”, thekson Jahja.

Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohon se edhe konsumi në restorante është më i ulët se vjet. Në tërësi sipas përfaqësuesit të Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve aktualisht konsumi shfaqet 20-30 % më pak se vjet, ndërsa është vëne re rritje e frekuentimit të restoranteve jashtë Tiranës në këtë periudhë festash, pasi kufizimi i orarit nuk ndihet në zonat jashtë kryeqytetit.

Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit. Vetëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël.

Pas një 2020 me ulje dhe ngritje që kaluan subjektet e shërbimit (baret, restorantet dhe klubet e natës ishin të parët që u mbyllën me shfaqjen e Covid-19 në muajin mars) konsumi në këto struktura edhe për 2021 është me rënie. Në muajin maj 2020, pas hapjes të ekonomisë deri në përfundim të verës xhiroja e tyre arriti të rikuperohej. Në periudhën vjeshtë-dimër qarkullimi te këto biznese iu rikthye sërish rënies me rreth 40% krahasuar me 2019, për shkak të tkurrjes të frekuentimit), rënia e xhiros te bizneset e shërbimit të pijeve dhe ushqimeve ka vazhduar edhe në muajt e parë të 2021 për shkak të rënies të konsumit dhe orarit të kufizimit të lëvizjeve./ Monitor

Etiketa: COVIDkafe

Lajme të lidhura

Si po zhvillohet turizmi në Shqipëri në kurriz të mjedisit, rreziqet e mbindërtimeve dhe erozionit
Aktualitet

Si po zhvillohet turizmi në Shqipëri në kurriz të mjedisit, rreziqet e mbindërtimeve dhe erozionit

08:43 - 26/02/26
Do hapej në mesditë! Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët
Aktualitet

Nga bllokimi i aksit boshatiset turizmi Korçë-Pogradec, shtrenjtohen dhe çmimet e ushqimeve

08:33 - 26/02/26
Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Para
Morata, drejt Barcelonës/ Zbulohen bisedat me Xavi-n

Morata, drejt Barcelonës/ Zbulohen bisedat me Xavi-n

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën
Breaking Views

Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën

17:00 - 26/02/26

Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq, ka komentuar vizitën e kryediplomatit serb, Marko Gjuriq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij,...

Lexo më shumë
U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë

U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë

16:49 - 26/02/26
Vendimet/ Qeveria u merr bashkive Policinë Bashkiake,  deri 2300 euro pagat e RENEA-s

Vendimet/ Qeveria u merr bashkive Policinë Bashkiake, deri 2300 euro pagat e RENEA-s

16:32 - 26/02/26
Arrestohen banorët e Rrjollit pas protestës, publikojnë VIDEO nga furgoni i policisë: Veç liri do ketë…

Arrestohen banorët e Rrjollit pas protestës, publikojnë VIDEO nga furgoni i policisë: Veç liri do ketë…

16:14 - 26/02/26
Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij

Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij

16:04 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com