GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

COVID-19 rriti barrën e sëmundjeve në popullatë më 2023, nuk mjaftojnë fondet e rimbursimit

10:21 - 14/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID-19 rriti barrën e sëmundjeve në popullatë më 2023, nuk mjaftojnë fondet e rimbursimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa fondet për rimbursimin e medikamenteve nuk kanë qenë të mjaftueshme në vitin 2023.

Në mes të vitit 2023, qeveria e rriti buxhetin për rimbursimin e medikamenteve në 12 miliardë lekë nga 11,4 miliardë lekë, që ishte në fillim të vitit, por as këto nuk ishin të mjaftueshme dhe janë gjeneruar detyrime të prapambetura.

Plakja e popullsisë është duke rritur sëmundjet kronike dhe gjithashtu po shtron nevojën për financime më të mëdha në shëndetësi.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm, sëmundjet kronike rritën shpenzimet e rimbursimit me 227.7 milionë, rreth 6% lekë më shumë se viti paraardhës.

Në shumën totale të pagesave të rimbursimit u përfshinë edhe likuidimet e detyrimeve nga viti i mëparshëm.

Megjithëse u respektua plani buxhetor në pagesa, në vitin 2023, listë-treguesit e pranuar për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve arritën në vlerën 12,179 milionë lekë, ose në masën 100.5% e planifikimit, më tepër nga plani për vlerën rreth 58 milionë lekë.

Në fund të vitit, nga listë-treguesit e pranuar për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve mbetën papaguar rreth 796 milionë lekë. Krahasuar me vitin e mëparshëm, detyrimet e fundit të vitit u rritën me 5.8%, ose për vlerën 673 milionë lekë, deklaron FSDKSH.

Në vitin 2023, grupi “Pensionist pa afat” shënuan rritje prej 441.1 milion lekësh më shumë se viti paraardhës ose rreth 78.2% e rritjes totale të shpenzimeve.

Për këtë kategori është rritur numri i recetave të rimbursuara me 70,018 dhe është rritur vlera mesatare për recetës 120 lekë, duke trajtuar më pak diagnoza dhe terapi me kosto me të lartë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, rritja e shpenzimeve të rimbursimit më 2023, në krahasim me një vit më parë ka ardhur për shkak të trajtimit me terapi me kosto më të lartë mjekimi për pacientët.

Në këtë shkak kanë ndikuar dhe të gjitha sëmundjet me incidencë të lartë në popullsi siç janë Diabet Mellitus, Hipertension, etj., të cilët janë ndikuar drejtpërdrejtë nga pasojat e Covid-19.

Rritja më e madhe në shpenzimet e rimbursimit vërehet në grupin Grupi A “Trakti digjestiv dhe metabolizmi” me 137.9 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Për vitin 2023 grupi A zë 20.5% të shpenzimeve të rimbursimit, krahasuar me 20% që zinte një vit më parë.

Te ky grup rritja më e madhe krahasuar me vitin 2023 konstatohet tek barnat e nëngrupit të Antidiabetikëve të cilët zënë 97% të shpenzimeve të gjithë grupit A dhe rreth 19.5% të shpenzimeve totale të rimbursimit, krahasuar me 19.2% që zinte vitin e kaluar.

FSDKSH analizon se tërësi rritja e grupit të insulinav ka shënuar rritje të lartë të shpenzimeve të rimbursimit.

Shpenzimet për rimbursimin e barnave të grupit C “Sistemi kardiovascular” me rreth 221.5 milion lekë më shumë se në vitin 2022.

Për vitin 2023 grupi C zë 24.8% të shpenzimeve të rimbursimit. Në këtë grup rritja më e madhe krahasuar me vitin 2022 konstatohet tek barnat e nëngrupit të “Barnat vepruese në Sistemin Renin-Angiotensin”, të cilët zënë 44% të shpenzimeve të gjithë grupit C dhe ka një rritje prej 128 milion lekë më shumë në shpenzimet vjetore të rimbursimit krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu barnat e grupit L “Barnat antineoplazike dhe imunosupresorët” me një rritje të shpenzimeve të rimbursimit krahasuar me një vit më parë.

Te ky grup bëjnë pjesë shumë barna spitalore, të cilat kanë një impakt të lartë financiar. Ky grup zë 24.2% të shpenzimeve të rimbursimit. Këto barna janë të lidhura direkt me rritjen e shpenzimeve të rimbursimit për diagnozat e tumoreve që zënë 24.2% të shpenzimeve të rimbursimit në total.

Të dhëna të krahasueshme tregojnë se teksa barra e sëmundjeve në popullatë është rritur me shpejtësi vitet e fundit, teksa fondet publike që rimbursojnë mjekimin e të sëmurëve nuk kanë ndjekur të njëjtin trend.

Gati për një dekadë, buxheti i rimbursimit të barnave ka mbetur thuajse në vendnumëro, në një kohë që të ardhurat buxhetore janë dyfishuar dhe burimet financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FDSKSH) janë rritur.

Në vitin 2013, shpenzimet për rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa në vitin 2024 ky raport u përkeqësua, pasi ato zënë vetëm 1,6% të totalit të shpenzimeve buxhetore.

Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike) është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare.

Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%./Monitor

Etiketa: COVIDrimbursim

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Hyjnë në fuqi udhëzimet me procedurat e konkurrimit, për punësimin e mjekëve dhe infermierëve

Hyjnë në fuqi udhëzimet me procedurat e konkurrimit, për punësimin e mjekëve dhe infermierëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com