GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Covid-19 rriti rastet me ankth dhe depresion, 10% më shumë shtrime në psikiatri

07:35 - 24/12/21
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy pasojat e rënda që shkakton stresi i vazhdueshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për periudhën janar-gusht 2021 në spitalet psikiatrike numri i pacientëve të shtruar është rritur 10,5% në krahasim me vitin e kaluar.
Këtë vit në spitalet psikiatrike shtetërore janë të shtruar 950 pacientë nga 850 që ishin të shtruar vitin e kaluar, sipas raportit të Monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë.
Mjekja psikiatër Fatime Elezi tha për Monitor se vjet frika nga infektimet solli që pacientët me probleme të shëndetit mendor të mbahen nga familjarët të izoluar në shtëpi.
“Në 2020 frika nga infektimet nga Covid-19 i pengoi shumë pacientë që kishin nevojë për t’u shtruar në spitalet psikiatrike. Edhe familjarët patën frikë nga infektimi dhe më shumë i mbajtën të izoluar në ambientet e shtëpisë. Në vitin 2021 nisën vaksinimet dhe popullata është më e përgatitur për përballimin e sëmundjes, për këtë arsye jeta është më e lirshme. Kjo solli që pacientët që paraqiten gjithmonë për shtrime në spitale të shtohen”.
Fatime Elezi psikiatre, thotë se për shkak të pandemisë nga Covid-19 është rritur numri i pacientëve me ankth dhe depresion, sidomos te ata persona që kanë humbur familjarët nga Covid-19. Rritja e pacientëve që vuajnë nga ankthi për shkak të Covid-19 është pohuar edhe nga mjekët psikiatër të shërbimit ambulator. Shtimet e rasteve që vuajnë nga ankthi sipas mjekëve psikiatër nisë që pas ngjarjes të tërmetit.
Sakaq, rritja e shtrimeve të pacientëve në spitalet psikiatrike nisi që në 4-mujorin e parë të 2021. Sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë në këtë periudhë shtrimet në spitalet psikiatrike u rrit 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.
Në 2020, grupi i të sëmurëve që u penalizuan më shumë ishte ai i pacientëve me probleme onkologjike, të cilët nuk mundën të merrnin trajtimin sipas grafikëve. Mjekët onkologë pohuan se vjet pati një rritje të stadeve të avancuara të sëmundjeve tumoriale, pasi dallimi i hershëm u pengua nga frika e pacientëve për infektimet me Covid-19. Silvana Çeliku, shefe e shërbimit të Onkologjisë në QSUT më herët tha për Monitor se edhe për 2021 vazhdojnë të vijnë pacientë në stade të avancuara të sëmundjes, për shkak të diagnostikimit me vonesë nga frika e infektimit me Covid-19./Monitor/

Etiketa: AnkthCOVIDpasojastres

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Eksperti: Ekonomia do rritet në hapa shumë të ngadaltë, qeveria të investojë në shtyllat kryesore

INSTAT: Rritja ekonomike u ngadalësua në tremujorin e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com