GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

COVID-19/ Shqipëria me numrin më të madh të infektimeve në Ballkan

20:49 - 07/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19/ Shqipëria me numrin më të madh të infektimeve në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata e Covid19  ka pësuar një kapërcim të shifrave në rritje dy javët e fundit në Shqipëri dhe shumë vende të Europës.

Por krahasuar me vende të rajonit si Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi, Shqipëria ka shifra shumë më të larta. Në Shqipëri u raportuan afro 1000 raste të reja në 24 orë gjatë kësaj jave, ndërkohë që në Kosovë pati 192 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni 172 në Mal të Zi 227  e kështu me radhë.

Në Shqipëri në harkun kohor të një jave janë prekur mesatarisht 18 qytetarë për çdo 100 mijë banorë të paktën referuar shifrave zyrtare, pasi numri i të infektuarve është shumë më i lartë. Një pjesë e mirë qytetarëve nuk shkojnë për tu testuar ndërkohë që të tjerë sapo nisin simptomat fillojnë trajtimin mjekësor duke u konsultuar me mjekun por pa u regjistruar si pozitivë. Përveç rasteve ditore e përllogaritur për çdo 100 mijë banorë Shqipëria është më shumë se vendet e rajonit.

Në Kosovë Rastet ditore po rriten por jo me ritme si në Shqipëri. E përllogaritur në një javë në Kosovë janë infektuar 11 persona për çdo 100 mijë banorë.

Po kështu në Maqedoni e cila ka një mesatare javore 172 raste te reja ne 24 ore rezulton të jenë infektuar në javën e fundit, kur dhe nisi rritja e shifrave 9 persona për çdo 100 mijë banorë.

Mali i Zi po ashtu ka raste të reja ditore shumë më të ulëta se sa në Shqipëri por për shkak të numrit më të vogël të popullsisë për çdo 100 mijë banorë infekton afro 40 persona në javë.

Kjo rritje e menjëhershme e numrit të të infektuarve në shumë vende të tjera në Europë i është atribuar nën variantit te ri të Omicron BA4 dhe BA5 që qarkullon, pasi të dy këto nën variante rezultojnë të jenë shumë herë me ngjitës se sa vetë Omicron dhe nënvariantet e tjera. Në Shqipëri ende nuk dihet se kush e shkaktoi këtë rritje të menjëhershme, pasi ISHP deklaroi se qarkullon BA2, i cili ka qarkulluar që në muajin Maj dhe në muajin qershor shifrat që raportoheshin ishin aq të ulëta aq sa u duk se virusi u largua nga Shqipëria. Por për të konfirmuar nëse në Shqipëri qarkullon BA4 dhe BA5 pritet të vijnë përgjigjet nga laboratorët e references por deri atëherë mund të ketë arritur piku.

Etiketa: Covid-19Shqiperi

Lajme të lidhura

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)
Aktualitet

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS
Aktualitet

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve
Aktualitet

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
Para
“Rama shiti Kosovën”, Kryemadhi: Kërkon të çnderojë flamurin kombëtar

“Rama shiti Kosovën”, Kryemadhi: Kërkon të çnderojë flamurin kombëtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)
Aktualitet

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

Gëzim Allçi, 31 vjeç, i shpallur më herët në kërkim, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Ai dyshohet...

Lexo më shumë
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com