GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Covid në 2021 s’kurseu as femrat, rritje 28% e fataliteteve për 9-mujorin

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Covid në 2021 s’kurseu as femrat, rritje 28% e fataliteteve për 9-mujorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Covid-19 ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë në vend edhe për 9-mujorin e vitit 2021.

Sipas të dhënave të Eurostat, që i raporton edhe të dhënat për Shqipërinë në bazë javore, fatalitetet për 37 javët e vitit 2021 (deri në muajin shtator) u rritën gjithsej me 33.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur vendi ishte në një periudhë normale, duke arritur në 21.1 mijë jetë të humbura në total.

Por, ndryshe nga viti 2020, kur vdekshmëria shtesë ishte shumë më e lartë te meshkujt në raport me femrat, në vitin e dytë të pandemisë, Covid-19 nuk ka kursyer as femrat.

Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”, për 9-mujorin 2021, fatalitetet e femrave u rritën me rreth 28%, duke arritur në gati 9,400.

Megjithatë, meshkujt vazhdojnë të jenë më të goditur nga pandemia. Për të njëjtën periudhë, fatalitetet e kësaj gjinie u rritën me 38.5%, duke arritur në rreth 11.7 mijë humbje jete.

Për 9-mujorin 2021, vdekjet e meshkujve zinin 55.5% të totalit, nga 53.5% që ishte kjo peshë në të njëjtën periudhë të vitit normal 2019.

Në vitin 2020, në kulmin e pandemisë, vdekjet e meshkujve arritën deri në 60% të totalit.

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19. Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

Të dhënat sipas javëve tregojnë se periudha më e vështirë e vitit 2021 ishte muaji shkurt. Në javën e tretë të shkurtit 2021, fatalitetet tek meshkujt u rritën me 162% dhe në dy javët në vijim sërish ishin dyfish më të larta sesa periudhat përkatëse të 2019-s. (Shiko grafikun: Vdekjet e meshkujve, sipas javëve deri në shtator, 2019 dhe 2021)

Po në javën e tretë të shkurtit, edhe fatalitetet tek femrat u rritën me 117%. (shiko grafikun)

Pandemia erdhi duke u qetësuar gradualisht dhe nga periudha e verës vdekjet u normalizuan duke qenë pothuajse në nivelet e para pandemisë. Por nga fundi i gushti dhe shtatori, virusi e nxori sërish kokën. Në javën e 37 të vitit, fatalitetet u dyfishuan te meshkujt dhe u rritën me 865 te femrat, në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Të dhënat krahasuese të Eurostat dhe statistikave kombëtare rajonale tregojnë se Shqipëria është nga vendet që ka shënuar humbje më të mëdha të jetëve të njerëzve nga pandemia, që nisi në mars 2020. Shqipëria, së bashku me dy vendet e tjera të rajonit, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë tre shtetet që kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmërisë shtesë që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia “pushtoi” gradualisht Europën deri në shtator 2021.

Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT bëjnë të ditur se në vend. që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019./ MONITOR

Etiketa: COVIDInfektime

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Dagz i vë kusht Einxhelit: Është rregull kryesor…

“E tallën se rrinte pas “fustanit” të Einxhel...”, moderatorja mbron DJ Dagz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com