GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Ç’pati Dea Mishel?! Kam më shumë b*le se ca burra që kam njohur

11:27 - 01/09/23
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Habit Dea Mishel: Pas daljes nga “BBV” nuk flirton askush me mua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dea Mishel ka postuar në Instagram një reagim të sajin ku flet për veten dhe nuk harron të përfshihë të gjitha vajzat që qoftë edhe njëherë të vetme janë ndjerë të paragnykuara nga shoqëria.

Edhe pse thekson se në jetë gjithçka e ka arritur vetë,sërisht i është dashur të dëgjojë se pas saj fshihet një mashkull.

Postimi i plotë:

Është e çuditshme se si që nga 1400 vazhdojmë t’i quajmë gratë e forta, kërkuese, të vendosura, ‘shtriga’. Sikur mundësia e një gruaje për të arritur qëllimet e saj të krijohej vetëm nëse ndihmohej nga e mbinatyrshmja. Duhet të kesh bërë një pakt me djallin, se s’mund të jesh kaq e pathyeshme.

Një mashkull përballë teje mund të gabojë, po ‘s’ka gjë se është i mirë nëse e njeh’, ose ‘i falet se ishte nervoz’, ndërsa kur një grua gabon, është k*rvë, shtrigë, e ligë. Ndërkohë, ti si grua shkon në ferr se ke një mendim tëndin ose se ke krehur flokët keq një ditë.

Ndjej që gjatë gjithë karrierës time gabimet e mia janë parë me lupë, ndërsa arritjet e mia janë pickuar për t’u shpërbërë deri në asgjë, nga duar manjakësh që s’duan të pranojnë që një vajzë ‘bionde’ mund të krijojë diçka.

Për 9 vite, zgjohem çdo ditë dhe punoj shumë. E kam bërë çdo gjë vetë, çdo ditë të jetës sime, vetëm. Çfarë kam dëgjuar ka qenë ‘jo ka babin’, ‘dyshohet për një lidhje’. Është gjithmonë një mashkull imagjinar.

Dhe vërtet është gjithmonë një mashkull për të të prishur punë.

Një mashkull që të merr punën, ose ia jep vendin e punës asaj me të cilën bën seks, një mashkull që futet mik për të vënë gruan në vendin e punës që meritoje ti, një mashkull që gjithsesi nuk gjykohet kurrë.

Ju se imagjinoni dot sa herë kam qarë në dhomën time sepse s’kam marrë atë që meritoja, prej një burri.

Në të vërtetë, kushdo që më ka ndihmuar në jetën time ka qenë grua, rrallë herë një burrë më ka hapur rrugë.

Jam lodhur duke parë vajza shumë të forta, që e zvogëlojnë veten për t’u përshtatur dhe për t’u pëlqyer.

Dhe unë lodhem, dhe them për çfarë po e bëj këtë? Dua që një ditë të zgjohem burrë. Kërkoj shumë. Dua shumë dhe dua ta arrij të gjithën vetë.

Kam më shumë b*le se më shumë burra që kam njohur dhe mbase po të isha burrë, mund të më lavdëronin për këtë. Por jam vajzë, jam e pacipë, ‘si guxoi ajo shtriga’.

Pastaj kujtohem, ka vajza të tjera si unë. Si unë kur isha 18 vjeç dhe fillova dhe s’dija ku po shkoja me jetën time.

Kisha vetëm një ëndërr dhe çdo njeri kundër. Si unë kur s’bëj dot kompromise.

Si unë që s’bëhem dot hija e një burri për të ecur para.

Si unë që kam dëgjuar çdo lloj ofendimi të ndyrë dhe vazhdoj me veten, sepse është e vetmja gjë që kam, që më ka mbajtur, që më ka ndihmuar të eci para.

Si unë që qaj shumë, po nuk injoroj asnjë lloj loti.

Si unë që më duket se duhet të punoj 10 herë më shumë për të arritur diçka të thjeshtë.

Si unë që s’kam bërë akoma çerekun e asaj që ëndërroj.

Por, që në fund arrij ta llastoj veten.

Si unë që krijoj mundësi për veten më shumë se ç’do bënte ndonjëherë ndonjë burrë për mua.

Si unë që s’kam nevojë për asnjë.

Si unë që në fund të ditës, jam përsëri e bukur. Se kështu vendos unë.

Sepse unë jam e lirë, e pathyeshme, krijuese, ‘shtrigë’.

Etiketa: burraDEA

Lajme të lidhura

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?
Show Biz

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:01 - 10/01/26
Brooklyn Beckham ndërpret çdo kontakt me prindërit e tij, bisedon me to vetëm përmes avokatëve
Aktualitet

Brooklyn Beckham ndërpret çdo kontakt me prindërit e tij, bisedon me to vetëm përmes avokatëve

17:59 - 09/01/26
Babai i Selin nuk kursehet ndaj Mirit: Është pervers
Aktualitet

Babai i Selin nuk kursehet ndaj Mirit: Është pervers

17:59 - 08/01/26
Para
Osmani: Deklarata e 2 korriku i hapi rrugë ëndrrës shekullore për Kosovën Republikë

Shqipëria merr Presidencën e KS-së, Osmani: Të qëndrojmë të bashkuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com