GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ç’po ndodh? Lukashenko lë dyshime për një tentativë rebelimi të armatosur edhe në Bjellorusi

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’po ndodh? Lukashenko lë dyshime për një tentativë rebelimi të armatosur edhe në Bjellorusi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ishte e dhimbshme të shikoje tentativën për grusht shteti nga kreu i Wagner në Rusi ,” tha sot udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko në fjalimin e tij të parë që nga ngjarjet e fundjavës që kërcënuan udhëheqjen e aleatit të tij të ngushtë, presidentit rus Vladimir Putin. Në të njëjtën kohë, ai la dyshime për një tentativë rebelimi në Bjellorusi, të nxitur nga opozita në mërgim.

Gjatë një ceremonie në Minsk, Lukashenko theksoi: “Nuk do ta fsheh, ishte e dhimbshme të shikoja ngjarjet që ndodhën në jug të Rusisë. Jo vetëm për mua. Shumë nga bashkëqytetarët tanë e morën për zemër. Sepse ka vetëm një atdhe. Situata na iku, pastaj menduam se do të zgjidhej, por nuk ishte. Në këtë histori nuk ka heronj”.

“Dhe të arratisurit tanë ishin të zënë… Ata madje arritën të publikojnë apele dhe plane të rregullta – e kam fjalën për të arratisurit e opozitës bjelloruse që u larguan pas protestave të 2020. Ata janë gati të zbatojnë një skenar tjetër të një “kryengritjeje të armatosur””, tha ndër të tjera presidenti i Bjellorusisë.

Sipas agjencisë shtetërore bjelloruse të lajmeve BelTA, Lukashenko nuk e përmendi me emër kreun e “Wagner”, Yevgeny Prigozhin , as nuk dha informacion për vendndodhjen e tij pasi vendi i tij i ka ofruar azil.

Megjithatë, sipas informacioneve të cituara nga gazeta “Guardian “, kryengritësi i grupit Wagner thuhet se po udhëton sot me avion nga Rusia në Bjellorusi.

Lukashenko pohoi gjithashtu se ai kishte bërë përgatitje të ethshme ushtarake gjatë ngjarjeve të fundjavës. “Kam urdhëruar ushtrinë të jetë në gatishmëri të plotë luftarake”, tha ai.

Etiketa: Alexander LukashenkoBjellorusi

Lajme të lidhura

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!
Aktualitet

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim
Breaking Views

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!
Breaking Views

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26
Para
Andrea Pirlo rikthehet në Itali, merr drejtimin e Sampdorias

Andrea Pirlo rikthehet në Itali, merr drejtimin e Sampdorias

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!
Aktualitet

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26

Protestuesi, që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës, një 17-vjeçar, foli për News24. Ai tha...

Lexo më shumë
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26
Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

21:39 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com