GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ç’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara

18:13 - 08/12/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pritet të jetë seanca plenare e 11 Dhjetorit ajo e cila do të mund ti japë fund ping-pongut mes socialistëve dhe demokratëve, në një tentativë për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.

Një burim nga grupi parlamentar i PS tregoi për gazetarin Muhamed Veliu strategjinë e cila do të ndiqet në një kohë kur PD u tërhoq nga firmat e hedhura për 7 shtatë kandidatët.

“Do t’i përcjellim seancës plenare të gjitha kandidaturat që kanë mbledhur deri me 2 Dhjetor 28 firma” deklaroi ky burim duke shtuar se “Komisioni i Ligjeve në shkresën që do ti dërgohet seancës plenare do të ketë shënimin se deputetët e PD-s janë tërhequr nga firmat”.

Propozimi final nga ky komision do të hartohet në mbledhjes e të Martës 9 Dhjetor ora 11:00. Në të tilla kushte ky do të jetë një test parlamentar i cili do të provojë vullnetin e palëve për ta zgjidhur ngërçin ku është futur ky proces.

Megjithëse PD u duk se bëri një lëvizje për tu tërhequr nga ky proces, nga brenda Selisë Blu jo zyrtarisht flitet për një preferencë të re të demokratëve për ta çuar në zyrën e avokatit të popullit.

Nëse në të shkuarën doktor Berisha e ka shprehur haptas pëlqimin dhe mbështetjen për Besim Ndregjonin, ky pëlqim duket se është zbehur.

Po ashtu mbetet jashtë preferencave të grupit parlamentar të PD-s avokatja Ardiana Kalaja paçka se ia kanë dhënë firmat e duhura.

Në pol pozicion të demokratëve si pëlqim i parë, ka dalë zonja Jola Hysaj e cila në PD mban postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun për të cilën ka hedhur firmën mbështetëse edhe vetë Sali Berisha.

Por a do ta dërgojë Komisioni i Ligjeve, emrin e saj në seancën plenare të 11 Dhjetorit? Kjo pyetje shtrohet pasi po të shikojmë dokumentin me firmat e dorëzuara nga Jola Hysaj, janë 27 dhe jo 28 sa kërkon ligji. Firma e 18 në këtë dokument është e Agron Gjekmarkajt, e më pas duhet të vinte firma e 19-të.

Siç shikohet mungon firma e 19të mungon dhe vijohet me firmën e 20-të të deputetit Kliti Hotit. Një matematikë e thjesht e këtij dokumenti tregon se Jola Hysaj ka depozituar vetëm 27 firma.

Etiketa: Jola HysajKryesore1

Lajme të lidhura

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Para
Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji

Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com