GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ç’po ndodh në Gjermani? Shtohen sulmet ndaj azileve

09:28 - 03/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’po ndodh në Gjermani? Shtohen sulmet ndaj azileve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitin e kaluar në Gjermani është rritur numri i sulmeve ndaj strehimoreve të azilit. Në vitin 2022 ka pasur 221 sulme kundër strehimoreve të azilantëve, sulme fizike si edhe dëmtime materiale.

Një rritje kjo 73% krahasuar me një vit më parë. Këto janë të dhëna paraprake të Ministrisë së Punëve të Brendshme në përgjigjen ndaj kërkesës së grupit parlamentar E Majta, të cilat i ka publikuar gazeta gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung”. Me gjithë rritjen e ndjeshme të sulmeve ndaj stehimoreve të azilit, shifrat janë më të ulëta se në vitin e krizës së refugjatëve, 2015. Atë vit u regjistruan 1047 sulme ndaj qendrave ku jetonin refugjatët.

Autoritetet kanë regjistruar gjithashtu edhe 1248 sulme ndaj azilkërkuesve dhe refugjatëve jashtë strehimoreve të azilkërkuesve, pak a shumë sa vitin e kaluar, ku ishin denoncuar 1259 raste. Sipas statistikës çdo ditë sulmohen në Gjermani tre azilkërkues. Shumica e veprave kryhen nga ekstremistë të djathtë.

E Majta e alarmuar

Ky është viti i parë që nga viti i krizës 2015, ku është shënuar një rritje e sulmeve kundër azilkërkuesve. Si arsye për këtë konsiderohen heqja e masave kundër Coronës si edhe numri i lartë i ardhjes së refugjatëve. Vitin e kaluar në Gjermani erdhën dukshëm më shumë refugjatë edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Në vitn 2022 erdhën 218.000 azilkërkues, aq sa në vitin 2016. Këtyre u shtohen afër 1 milionë ukrainas që erdhën pas agresionit rus kundër Ukrainës.

Ekspertja për refugjatët e grupit parlamentar E Majta, Clara Bünger u shpreh mjaft e shqetësuar pas bërjes publike të shifrave. “Refugjatët që kërkojnë siguri dhe mbrojtje këtu, ndeshen me frikën dhe pasigurinë”, tha ajo për gazetën gjermane. Bünger kujtoi trazirat e dhunshme kundër një strehimoreje të azilit në vitin 1992 në Rostock-Lichterhagen, të cilat zgjatën katër ditë duke pyetur: “Duam ne të presim derisa të përsëritet Rostock-Lichterhagen?”

Marrë nga DW

Etiketa: aziletshtohensulmet

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Besnik Bislimi, vizitë zyrtare në shtetin anëtar të BE-së

Besnik Bislimi, vizitë zyrtare në shtetin anëtar të BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com