Në doganën e Kapshticës sot janë krijuar radhë të gjata kilometrike. Shkak për këtë është bërë ngadalësimi i punës nga pala greke për shkak të një problematike. Për pasojë radha e mjeteve nga ana shqiptare shkon më shumë se 2 kilometra.
Nga autoritetet bëhet me dije se problematika nga shteti fqinj është ajo që ka çuar në radhë të gjata.
Ndërkohë po nga autoritet bëhet e ditur se po punohet më kapacitet të plotë. Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës.
Discussion about this post