GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ç’po ndodh në Malin e Zi? Gjukanoviç refuzon kandidatin për kryeministër, i hap rrugë zgjedhjeve të reja

17:42 - 20/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’po ndodh në Malin e Zi? Gjukanoviç refuzon kandidatin për kryeministër, i hap rrugë zgjedhjeve të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, tha se nuk mund të pranojë propozimin që Miodrag Llekiç të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re të këtij vendi, sepse, sipas tij, nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme.

Gjukanoviç, në të njëjtën kohë, propozoi shkurtimin e mandatit të përbërjes aktuale të Kuvendit të Malit të Zi, për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

“Nuk kam pasur përshtypjen se ekziston një shumicë e qartë për formimin e një qeverie, që do t’iu ofronte zgjidhje problemeve shumë të vështira në planin financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik”, tha Gjukanoviç.

Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, në gusht të vitit 2020 – Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe URA – ranë dakord të hënën vonë që Llekiç të jetë mandatar për përbërjen e Qeverisë së re. Por, ato nuk i dorëzuan nënshkrimet e 41 deputetëve – sa kanë bashkërisht në Kuvendin prej 81 ulësesh.

Gjukanoviç përmendi në mënyrë të veçantë aspektin e sigurisë, duke thënë se kriza aktuale në Evropë, e shkaktuar nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, ka implikime për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Gjukanoviç tha se në rrethana të tilla, propozimi për Llekiçin tregon “qëllimin për të blerë më shumë kohë në negociatat për ndarjen e portofoleve në Qeveri”, derisa shteti, në anën tjetër, “do të shembej edhe më shumë”.

Gjukanoviç tha se zgjidhja më optimale e kësaj situate politike është shkurtimi i mandatit të Kuvendit, që do të hapte mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mali i Zi është me Qeveri teknike qysh në fund të gushtit. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç u votua në Kuvend pasi Abazoviç nënshkroi një marrëveshje kontroverse me Kishën Ortodokse Serbe.

Abazoviç, udhëheqës i partisë pro-evropiane URA, ka marrë detyrën në fund të prillit.

Partia e tij bashkë me Frontin Demokratik dhe Demokratët kanë formuar një përbërje tjetër qeveritare pas zgjedhjeve të gushtit, 2020.

Por, partnerët e atij koalicioni janë prishur – për shkak të qëndrimeve të kundërta për disa çështje – gjë që ka çuar pastaj në zgjedhjen e Abazoviçit./REL

Etiketa: GjukanoviçMali i ZiPolitika

Lajme të lidhura

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Para
Prag lufte? Thellohen sërish tensionet mes Greqisë dhe Turqisë

Prag lufte? Thellohen sërish tensionet mes Greqisë dhe Turqisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com