GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ç’po ndodh në Uashington? Policia dhe 100 trupa të Gardës në këmbë

08:17 - 19/09/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ç’po ndodh në Uashington? Policia dhe 100 trupa të Gardës në këmbë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa qindra demonstrues dolën të shtunën në një tubim në Kapitol, për të mbështetur ata që akuzohen për sulmin e dhunshëm të 6 janarit. Por më të shumtë në numër ishin përfaqësuesit e medias dhe policisë.

Nisur nga njoftimet për akte të mundshme dhune policia e Kapitolit nuk rrezikoi, duke dislokuar me qindra oficerë të sjellë në Uashington, në përpjekje për të shmangur atë që ndodhi më 6 janar ndërsa Kongresi po certifikonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Gardhi rreth Kapitolit u vendos sërish, forcat e policisë së qytetit u aktivizua plotësisht dhe Policia e Kapitolit kërkoi ndihmë nga Garda Kombëtare.

Disa incidente të vogla në fillim të tubimit dhe një personi të arrestuar për mbajtjen e një thike, nuk u raportua asnjë incident i madh. Megjithatë zyrtarët e zbatimit të ligjit vijojnë të mbetën të shqetësuar rreth mundësisë së përplasjes së protestuesve dhe kundër protestuesve.

100 trupa të Gardës Kombëtare janë në gatishmëri dhe në një përpjekje për të parandaluar dhunën, zyrtarët e sigurisë po kryejnë kontrolle shtesë ndaj atyre personave që po mbërrijnë në kryeqytet përmes aeroportit më të afërt.

Organizatorët e tubimit “Drejtësi për 6 janarin” thanë para aktivitetit se presin një tubim paqësor, por shefi i policisë së Kapitolit J. Thomas Manger u tha gazetarëve të premten se “ka pasur disa kërcënime për dhunë” të lidhura me ngjarjen, dhe se policia do të punonte për të shmangur përplasjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të zotit Trump.

Më shumë se 600 persona janë akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, i cili pasoi një fjalim të ish-Presidentit Trump që përsëriste akuzat e pabazuara në fakte se humbja e tij në zgjedhje ndaj demokratit Joe Biden ishte rezultat i një manipulimi të gjerë. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga një numër i madh gjykatash, zyrtarë shtetërorë që janë marrë me administrimin e zgjedhjeve si dhe anëtarë të administratës së vetë zotit Trump.

Më 6 janar protestuesit arritën të futen me forcë në Kapitol duke vënë në rrezik ligjvënësit dhe nënpresidentin e atëhershëm Mike Pence.

Deri më tani, rreth 50 persona janë vetëdeklaruar fajtorë, të akuzuar për dhunë, nëntë kanë pranuar se kanë kryer vepra penale. Shumica dërrmuese e të pandehurve janë liruar në pritje të gjykimit, por rreth 75 janë ende në paraburgim, sipas dokumenteve të gjykatës.

Në mesin e të akuzuarve për sulmin ndaj Kapitolit janë anëtarë të grupeve të krahut të djathtë si “Proud Boys”, “Oath Keepers” dhe “Three Percenters”.

“Është ironike që tubimi quhet drejtësi për 6 janarin. Mendoj se drejtësi për 6 janarin do të kishte qenë ngritja e akuzave dhe shkarkimi i Donald Trump-it” tha në një intervistë për rrjetin televiziv MSNBC ligjvënësi Adman Kinzinger, një nga 10 republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që votuan pro ngritjes së akuzave ndaj ish-Presidentit për nxitje të dhunës më 6 janar.

Senati i atëhershëm i kontrolluar nga republikanët e liroi ish-Presidentin prej akuzave.

“Është koha që ne të ndalemi si parti apo udhëheqës e të mos pranojmë si diçka normale idetë e ‘Oath Keepers’, që në thelb është një organizatë që dëshiron të përmbysë qeverinë”, tha zoti Kinzinger.

Organizatori i tubimin, Matt Braynard, një nga mbështetësit e pretendimeve të pabazuara në fakte të zotit Trump mbi zgjedhjet, tha se shpresonte që protesta të çonte në lirimin e të akuzuarve për pjesëmarrje në ngjarjet e 6 janarit.

“Ajo që duam të bëjmë është të vëmë në qendër të vëmendjes keqtrajtimin e këtyre individëve e të inkurajojmë ligjvënësit që të kërkojnë që Departamenti i Drejtësisë të bëjë drejtësi lidhur me këta njerëz. Kjo do të thotë që në shumë raste akuzat të hidhen poshtë”, tha zoti Braynard në një intervistë për rrejtin C-SPAN.

Qindra vetë janë arrestuar për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, një ngjarje nuk ka marrë ende asnjë përgjigje. Deri tani nuk është arritur të identifikohet asnjë i dyshuar si autor i mundshëm për vendosjen më 5 janar të bombave artizanale në selitë kombëtare të partisë demokrate e republikane që ndodhen pranë Kapitolit./VOA

Etiketa: GardeUashington

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Të dyshuar për afera korruptive, KPP përjashton nga procedurat 8 koncesionarë të shëndetësisë

Të dyshuar për afera korruptive, KPP përjashton nga procedurat 8 koncesionarë të shëndetësisë

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com