GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ç’punë ke ti me partinë time”, Bardhi e Klosi sherr në emision

23:00 - 07/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ç’punë ke ti me partinë time”, Bardhi e Klosi sherr në emision
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, debatuan ashpër në emisionin Opinion duke hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Blendi Klosi lidhur me Komisionet Hetimore u shpreh se ato janë refuzuar pasi nuk janë të bazuara në Kushtetutë dhe ligj dhe se kërkohet komision për konfliktin e interesit, argument i cili është mohuar nga Gazmend Bardhi.

Debati

Blendi Klosi: Dua ta filloj me hyrjen që the ka një kaos në parlament. Nuk e di ku është kaosi në parlament sepse parlamenti nuk është vendi ku ndizen flakadanë. Flakadanët ndizen në stadium.”

Gazmend Bardhi: Parlamenti nuk është as vendi ku vidhet!

Blendi Klosi: Në rast se ndizen flakadanë dhe ka kaos në parlament, flakadanët ndizen ne stadium. Në parlament është vendi i fjalës.

Blendi Fevziu: Pse ju refuzohen Komisionet Hetimore?

Blendi Klosi: Sa i përket Komisioneve Hetimore janë refuzuar shkaku shumë i thjeshtë sepse komisionet e kërkuara nuk janë të bazuara në Kushtetutë dhe ligj për Komisionet Hetimore. Aty është gjithë biseda, për një çështje të veçantë. Kërkohet komision për konfliktin e interesit. Nuk ka çështje të posaçme.

Gazmend Bardhi: Jo nuk është e vërtetë.

Blendi Klosi: Kërkon të ngrihet Komision Hetimor jo bazuar në një fakt konkret. Nëse do të kemi një kërkesë në një fakt komisioni mund të ngrihet edhe nesër. Ne jemi të hapur të diskutojmë. Në rast se do të jenë komisione për një çëshje konkrete si psh çëshjta e inceneratorëve, u ngrit komisioni pati një debat parlamentar, pati një diskutim.

Blendi Fevziu: Klosi çështjen e inceneratorëve e ngriti Ambasada e Shteteve të Bashkuara me presion të drejtëpërdrejt. E dyta pse për komisionin e reformës zgjedhore nuk pranoni propozimin?

Blendi Klosi: Bëhet fjalë për një komision bipartizan. Bëhet fjalë kush është Partia Demokratike. Ajo logo i takon dikujt tjetër. Zotëria që kam në emision është i përjashtuar. Ajo firmë dhe vulë e ka përjashtuar.

Gazmend Bardhi: E ke gabim. Kush je ti gjykata që gjykon?! Partia është e qartë se kush është PD dhe nuk e cakton as Klosi as Edi Rama e caktojnë anëtarët e asaj partie.

Ndërkohë gjatë debatit Klosi në një moment përmend mospraninë e kryetari të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhit në Kongresin e Berishës të mbajtur në datën 2 Dhjetor, ku shprehet se Partia Demokratike është e ndarë në tre pretendentë. Bardhi i përgjigjet duke i kërkuar të shikojë punët në Partinë Socialiste dhe të mos merret me problemet e tyre brenda partisë.

Blendi Klosi: Një nga tre pretendentët e asaj logoje bëri një Kongres dhe pjesa e dytë le të themi pjesa që kërkon logon nuk ishte pjesë fare aty.

Gazmend Bardhi: Po ç’punë ke ti me problemet tona brenda partisë mo?! Ti shiko partinë tënde.

Blendi Klosi: Janë tre pretendent të ndryshëm në grupime të ndryshme dhe i kërkojnë Lindita Nikollës që të bëjë apel dhe t’i numërojë.

Gazmend Bardhi: Numërohemi vet ne nuk kemi nevojë. Ju keni vetëm një mision numëroni lekët që ju vidhni qytetarëve.

Blendi Fevziu: Klosi do bashkëpunoni me këtë pjesë të opozitës?

Blendi Klosi: Po me kë pjesë pra? Kë përfaqëson zoti Bardhi. Nuk kam gjë është koleg i nderuar, por ajo vulë që ke mbrapa dhe që të ka bërë deputet…

Gazmend Bardhi: Unë përfaqësoj grupin parlamentar të Partisë Demokratike sigurisht kundër vullnetit tënd dhe të Edi Ramës.

Blendi Klosi: Ajo firmë që të ka dhënë emrin deputet ajo vulë të ka përjashtuar nga Partia Demokratike. Ti nuk je më i Partisë Demokratike. Je një deputet i nderuar dhe përfaqësues i popullit. Në janar i hodhën gaz lotsjellës kolegëve të tyre. “Vula” dhe “Brava” janë për ty mo zotëri. I hodhët fishekzjarret kundra PD tani ja hidhni PS./tvklan.al

Etiketa: BardhiKlosiSherri

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
“Më rrahën 20 minuta”, qytetari akuzon policinë e Elbasanit…

“Më rrahën 20 minuta”, qytetari akuzon policinë e Elbasanit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com