GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Cub që s’ka moral”/ Berisha shpërthen ndaj Ramës: Sot, Shqipëria në rrezik të madh

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Cub që s’ka moral”/ Berisha shpërthen ndaj Ramës: Sot, Shqipëria në rrezik të madh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha ka qenë sot në Shkodër për të nderuar kryengritjen e Postribës. Berisha tha se 76 vite më parë Shkodra dhe veriu u pushtua nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës, por se sot Shqipëria është në rrezik nga vendosja e pushtetit monist, në duart e një cubi që s’ka moral, as nder dhe që plaçkit qytetarët.

“76 vjet më parë vendosën t’i përgjigjen me rezistencë të armatosur, me kryengritje, një pushtimi barbar që do instalohej në Shqipëri më 28 nëntor 1944. Ky pushtim për shqiptarët ishte i dyfishtë në ato vite. Ishte pushtimi i vendosjes së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe unë u rikujtoj ju këtu, u rikujtoj shqiptarëve që vrasësi serial që komandoi hordhitë partizane që vërshuan në Shkodër dhe në veri Mehmet Shehu do t’i shkruante Enver Hoxhës se në kuptimin ushtarak, Shkodrën e vendosëm nën pushtim. Ai thotë një të vërtetë të pamohueshme, por të tillë pushtim e konsideruan qytetarët e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe Veriut në tërësi. Por krahas këtij pushtimi, Shkodra, Shqipëria ishin në një pushtim të dytë”, tha Berisha.

Sipas tij, në Shkodër u vendosën zyrat e shërbimit famëkeq jugosllav, i cili grabiste dhe zhdukte nacionalistët e Shkodrës dhe veriut. Duke u kthyer te qeveria, ai theksoi se Rama përdor çdo fatkeqësi ndaj qytetarëve për t’i shtypur, vjedhur më shumë.

“Por sot përsëri pas 76 vitesh Shqipëria është në një rrezik të madh sepse përjeton vendosjen e monizmit, të pushtetit të një partie, të përqendruar në duart e një cubi që s’ka moral, s’ka nder, s’ka asgjë që vjedh e plaçkit qytetarët dhe ky është Edi Rama. Përdor çdo fatkeqësi ndaj tyre për t’i shtypur, vjedhur më shumë. Çfarë bëri me COVID-in nxori tanket, nga ana tjetër vidhte natë dhe ditë taksat ndaj dhe vdekshmëria e shqiptarëve shkoi në qiell. Me rritjen e çmimeve fiton qindra miliona, qyt i mashtron me thërrime. Sot përsëri Postriba është në rrezik, Shqipëria është në rrezik. Idealet e tyre të lirisë do t’i mbrojmë dhe se Shqipërinë do ta mbrojmë nga ky regjim armiqësor, i egër, hajdut që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare. Ju ftoj të vazhdojmë qëndresën tonë gjer në përmbysjen përfundimtare të një armiku të egër që quhet Edi Rama”, tha Berisha.

Etiketa: berishaRama

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
Pas vdekjes së Elizabeth II, Mbreti Charles shpall 17 ditë zie

Pas vdekjes së Elizabeth II, Mbreti Charles shpall 17 ditë zie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com