GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çuçi nxjerr Policinë në “shitje” online, do ruajnë “investitorët strategjikë” dhe do ofrojnë veshjet për xhirime filmash

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Çuçi nxjerr Policinë në “shitje” online, do ruajnë “investitorët strategjikë” dhe do ofrojnë veshjet për xhirime filmash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh kur Beldi Çuçi u vendos në krye të Ministrisë Brendshme, është thelluar degradimi i Policisë së Shtetit. Ndërsa pritet të zbulohen atentatet mafioze në rritje, vrajset, të mbrohen familjet nga dhuna, të ndëshkohen skandalet, bie qershia mbi tortë: Policia jepet me qira! Një vendim i marrë me 7 shtator nga Këshilli i Ministrave përcakton se, Policia e Shtetit mund të ofrojë shërbime me pagesë duke dhënë në përdorim uniformën zyrtare, armë me fishekë manovër, pajisje të tjera dhe ambiente, në fushën e kinematografisë, gjatë zhvillimit të xhirimeve filmike. Jo vetëm kaq, efektivët e Policisë së Shtetit mund të merren për shërbim privat nga persona juridik në festivale, panaire, koncerte, si dhe aktivitete të ndryshme ndërkombëtare. Nuk mjaftonte shqëria “Illyrian Guard”, e krijuar nga parardhësi i tij, Sandër Lleshi, por duhej edhe ky shteg për ta privatizuar Policinë e Shtetit.

Vendimi

“Policia e Shtetit ofron shërbime shtesë kundrejt pagesës për persona juridikë e fizikë, publikë ose privatë, në bazë të kërkesës së tyre, për: mbështetje në zhvillimin e aktiviteteve kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si: panaire, ekspozita, teatro, koncerte, shfaqje, festivale të ndryshme, në mjedise të hapura dhe të mbyllura publike, si dhe gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, në rastet kur organizatorët e këtyre aktiviteteve nuk janë pajisur me vërtetim sigurie nga Policia e Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.19/2016, “Për masat shtesë të sigurisë publike”, me sigurimin fizik privat, për të ruajtur sigurinë brenda perimetrit të zhvillimit të aktivitetit. Policia ofron gjithashtu,  vënien në përdorim të uniformës së Policisë së Shtetit, armëve me fishekë manovre, pajisjeve të tjera, mjeteve të loguara policore dhe ambienteve, në fushën e kinematografisë, gjatë zhvillimit të xhirimeve filmike”,thuhet në vendimin e propozuar nga Ministria e Brendshme. Ndërsa theksohet se me hyrjen e këtij vendimi në fuqi, policia do të ruajë edhe investitorët strategjikë. Duke treguar qartë që policia po bashkëpunon me oligarkët që përpijnë fondet.

Policia në “shitje” on-line

Me pak fjalë përmes këtij vendimi Çuçi i ka nxjerrë policët në “shitje on-line”. Kështu, në vendimin e publikuar thuhet se, “subjektet juridike e fizike, publike ose private, që kanë nevojë për shërbime policie shtesë, paraqesin kërkesë të argumentuar on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, jo më vonë se 3 ditë përpara datës së shërbimit të kërkuar. Pas vlerësimit të kërkesës, brenda 48 orëve, subjektit i kthehet përgjigje on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e- Albania” për miratimin ose refuzimin e kërkesës dhe i dërgohet kontrata e ofrimit të shërbimit”.

Por në këtë vendim në asnjë moment nuk thuhet se çfarë përfitimesh do të kenë punonjësit e policisë në këto raste, pasi më sipër theksohet se të ardhurat që fitohen do të derdhen një pjesë në buxhetin e shtetit dhe një pjesë në fondin e Policisë së Shteti. A do të ketë rritje rroge për punonjësit që do të japin këto shërbime. Gjithashtu, në vendim nuk sqarohet se si do të organizohet ky proces, pasi sipas ligjit punonjësit e policisë gjatë orarit të punës janë të angazhuar në institucionin përgjegjës.

Nuk dihet pse këto vendime janë marrë fill pasi u shkarkua nga detyra ish-drejtori Gledis Nano dhe ende pa filluar punën zyrtarisht drejtori i ri. Por, në një logjikë normale çdokujt do t’i dukej absurde dhënia me “qira” e Policisë së Shteti për festa dhe filma. Këto janë funksione që mund t’i kryejnë shumë mirë kompanitë private të sigurisë fizike, pa llogaritur “Yllirian Guard” që varet po ashtu nga Çuçi./Esmeralda Hida/

 

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

Etiketa: Blendi Cucikryesore2shitjeSkandaluniformvendim. Policia e Shtetit

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, PD: 190 mln euro tendera për sigurinë i ka marrë baxhanaku i Ramës

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, PD: 190 mln euro tendera për sigurinë i ka marrë baxhanaku i Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26

Deputeti demokrat Besart Xhaferri, duke komentuar projektin e ri të ligjit për resortet që proklamohet nga qeveria Rama, tha se...

Lexo më shumë
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com