GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çudia më e fundit e Sotiraq Filos: 12.4 MLN lekë i blen kartolina, ndriçues dhe banderola

14:33 - 19/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudia më e fundit e Sotiraq Filos: 12.4 MLN lekë i blen kartolina, ndriçues dhe banderola
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas milionave që shpenzoi për dekoret e Vitit të Ri, kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo mban gjallë atmosferën duke blerë zbukurime të tjera. Këtë herë ai do të shpenzojë 12.4 milionë lekë se do të stolisë qytetin për datën 9 Maj, Dita e Europës.

Eh, kjo festë do më shumë se 3 muaj vijë, as Europa vetë nuk i ka nisur organizimet qysh tani!

Epo, një gjë dihet me siguri: kryebashkiakët shpikin tenderë nga më të çuditshmit dhe ky prokurim i Sotiraq Filos futen në listën e çudirave.

Tenderi i parë ka si objekt “Shpenzime dekori (Projekti : 9 maj dita e Europës)” dhe realisht është një tender i vogël me vlerë 830 mijë lekë. Por, nuk është edhe aq e vogël si vlerë po të merret parasysh se çfarë dekorimesh do të blejë Filo me këto para.

Me siguri ndonjë shirit, sepse për dekoret e tjera ka hapur tenderë të veçantë. Gjithsesi mbetet të shohim kur të zhvillohet projekti se deri më tani janë paraqitur të dhëna të cunguara nga ana e Autoritetit Kontraktor.

Ndërsa tenderi tjetër ka si objekt “Shërbime të printimit (ftesa f-pal, baner, city light, kartolina, albume)”. Për të blerë kartolina dhe ftesa për këtë event, Filo ka menduar të shpenzojë edhe 9.3 milionë lekë të tjera. Këtu e paska lëshuar dorën kryetari!

Ndërsa logjika të bën të kuptosh që edhe këto blerje do t’i bëjë për Ditën e Europës.

Ndërsa sot (e premte 19 janar 2024) Filo ka hapur një tjetër tender me objekt “Fushata ndërgjegjësimi (Projekti Aktivitet promovues në ambientet e Kopshteve Komunitare)” dhe fond limit 1,3 milionë lekë.

Me sa duket Filo po mendon të bëjë fushata sensibilizuese në këto kopshte që te prodhojnë e kujdesen për perimet njësoj siç bëjnë në Europë. Pritet që për Ditën e Europës bashkia të bëjë edhe ndonjë reklamë me fruta e perime. Sepse vetë projekti ka si qëllim promovimin e Kopshteve Komunitare.

Dhe tenderi i fundi ka si objekt “Marrje me qira foni ndriçim aksesore (Projektet Panairi i talenteve te reja, Aktivitet promovues në ambientet e Kopshteve Komunitare)” me vlerë 1.1 milionë lekë.

Sigurisht edhe këto mikrofona e aksesorë ndriçimi kryetari do t’i marrë me qira për promovimin dhe aktivitet e sipërpërmendura. Ndërkohë, qytetarët në Korçë kanë shumë shqetësime të tjera, ndërsa Bashkia nuk i ka në agjendë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimdekorekartolinasotiraq Filotender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Bëri homazhe te Adem Jashari, lirohet pas 4 orësh avokati serb

Bëri homazhe te Adem Jashari, lirohet pas 4 orësh avokati serb

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com