GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çudia me sistemin/ Kërkon certifikatë martese, i japin vdekjeje

21:52 - 05/01/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudia me sistemin/ Kërkon certifikatë martese, i japin vdekjeje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mimoza Gjika është pajisur me certificate vdekjeje në 30 tetor 2023, kur në fakt është në jetë dhe ka kërkuar certifikatë personale për pension.

Jo vetëm kaq! Zonja Gjika tregon, se edhe adresën e ka gabim, pasi nuk përkon me adresën e saj të vërtetë. Një tjetër problem është dhe statusi i saj. Zonja është e ve prej vitit 2009, por në Shqipëri rezulton e martuar.

Mimoza Gjika: Për të bërë dokumentet për pension, meqenëse jam 61 vjeç e 6 muaj dhe më takonte të marrë pension. Meqenëse unë në certifikatën personale figuroj si e martuar, më kërkuan nga zyrat e sigurimit shoqëror që të paraqes certifikatë martese. Në vend të certifikatës së martesës, më nxjerrin certifikatë vdekjeje. Edhe e shikoj, thotë që unë kam vdekur në ditën e dasmës, 25.04.1998.

Gazetarja: Vendi i vdekjes është në Lygourio, Greqi?

Mimoza Gjika: Po, në vendin ku jam martuar.

Gazetarja: Statusi juaj sot cili është?

Mimoza Gjika: Jam e ve unë tani.

Gazetarja: Prej sa vitesh?

Mimoza Gjika: Kam që në 2009-n, burri im ka ndërruar jetën. Edhe jam e ve, kam dërguar të marrë, të bëj shkëputjen, nga e martuar të njihem si e ve, edhe më thanë: “Meqë është shtetas i huaj nuk kemi ne të drejtë të bëjmë çregjistrimet këtu”.

Gazetarja: Tani do t’i bësh letrat e pensionit kështu siç e ke situatën?

Mimoza Gjika: Di unë, s’kam për ta marrë kurrë pensionin.

Ne takojmë punonjësen e gjendjes civile Berat, Ersila Kazazi, e cila thotë, se certifikata e vdekjes është nëj lapsus. Ndërsa për ndryshimin e statusit, Kazazi sqaron, se zonja duhet të çojë dokumentet me vulë apostile, për shkak se ka qenë e martuar me shtetas të huaj.

Ersila Kazazi: Zonja ka bërë një kërkesë tek e-Albania për certifikatë martese. Duke qenë se ajo është e martuar me shtetas të huaj, automatikisht merr thjesht certifikatë personale me shënimin poshtë që është e martuar me një shtetas të huaj. Gabimisht, ka qenë një lapsus dhe i kemi kërkuar falje 1000 mijë herë zonjës, në vend të shtypnim rubrikën certifikatë lindje, kemi shtypur gabimisht certifikatë vdekje. Dhe për këtë motiv i kemi kërkuar dhe vazhdojmë t’i kërkojmë vazhdimisht zonjës falje sepse siç thashë, ishte një lapsus i momentit.

Gazetarja: Ndërkohë zonja ka prej vitit 2009 që i ka ndërruar jetë bashkëshorti dhe ndërkohë ende konfiguron në Shqipëri që është me statusin e martuar. Çfarë veprimesh duhet të ndjekë që të kalojë në statusin e ve, në mënyrë që më pas të ndjekë edhe procedurat për të marrë pension këtu?

Ersila Kazazi: Thjesht të sjellë aktin e vdekjes të bashkëshortit që është mbajtur në Greqi dhe automatikisht ne bëjmë ndryshimin e statusit nga e martuar në e ve. /tvklan.al

Lajme të lidhura

Protesta e opozitës/ 14 të arrestuar dhe 9 të tjerë nën hetim! Lirohen të miturit
Aktualitet

Protesta e opozitës/ 14 të arrestuar dhe 9 të tjerë nën hetim! Lirohen të miturit

09:14 - 23/03/26
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga
Aktualitet

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt

08:22 - 23/03/26
Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)
Aktualitet

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

07:44 - 23/03/26
Para
Jude Bellingham, e kundërta e Gareth Bale

Bellingham futbollisti më i shtrenjtë, ja ku renditet Mbappe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ 14 të arrestuar dhe 9 të tjerë nën hetim! Lirohen të miturit
Aktualitet

Protesta e opozitës/ 14 të arrestuar dhe 9 të tjerë nën hetim! Lirohen të miturit

09:14 - 23/03/26

14 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së dhunshme të zhvilluar nga mbështetës të Partisë Demokratike, ndërsa 9 të...

Lexo më shumë
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt

08:22 - 23/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:57 - 23/03/26
Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

07:44 - 23/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Mars 2026

07:35 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com