GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çudira shqiptarësh/ 500 persona në grup “WhatsApp-i” spiunojnë radarët e policisë për t’i shpëtuar gjobave

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudira shqiptarësh/ 500 persona në grup “WhatsApp-i” spiunojnë radarët e policisë për t’i shpëtuar gjobave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çudirat e shqiptarëve nuk kanë fund. Nëse në çdo vend të botës radarët në rrugë “spiunojnë” shoferët që ecin tej normave të lejuara, në Shqipëri shoferët “spiunojnë” radarin. Një rast i paprecedent ka zbuluar policia shqiptare, ku disa persona kishin krijuar një grup WhatsApp dhe sinjalizonin njëri-tjetrin aty ku ishin ngritur pika kontrolli apo ku ishin pozicionuar radarët e rrugores. Kështu ata i shpëtonin kontrolleve të policisë dhe gjobave në të gjithë vendin.

Grupi ishte aktiv prej gati dy vitesh dhe pak ditë më parë u zbulua nga Seksioni për Krimin Ekonomiko Financiar, në Policinë e Tiranës. Administratorë të grupit ishin tre të rinj, dy djem nga Tirana dhe një nga Fushë-Kruja. Ata u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Pasi u morën në pyetje, tre djemtë kanë pohuar se grupi që mbante emrin “Radari”, ishte hapur prej tyre për t’ju shmangur radarëve të Policisë Rrugore, pasi kanë pasion shpejtësinë.

Numri i anëtareve të grupit u rrit dita-ditës. Kur policia ra në gjurmët e tij, ishin më shumë se 500 anëtarë. Pjesa më e madhe nuk kishin njohje me njëri-tjetrin. Ata ishin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në grupin e WhatsApp informonin për ve ndodhjet e të gjitha shërbimeve të policisë që konstatoheshin në rrugë. Informacioni ishte i detajuar, që nga radarët, numri i forcave në postbllok apo edhe kontrollet e lëvizshme në rrugë.

Anëtarët kishin rënë dakord që të mos dërgohej asnjë foto apo video në grup, por vetëm informacionet, si përshembull, “në Tiranë-Durrës ka radarë”, apo “tek ‘Teg-u’ janë ‘Shqiponjat’”. Edhe pse tre të rinjtë kanë deklaruar se kjo gjë është bërë vetëm për t’ju shmangur gjobave, grupi hetimor dyshon se një pjesë e anëtarëve lëviznin me sende të paligjshme si drogë apo armë dhe e kanë përdorur grupin për t’ju shmangur kontrolleve.

 

Etiketa: cudiragrupKryesore1personapolicineshqiptareshwhatsapp. spiunojne

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Për pak do të vritej një person, ja si u parandalua krimi në Korçë

Rrahu të vëllain, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari në Dibër

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja pritet të shpallin në samitin e tetorit një partneritet të ri dhe më të gjerë, që...

Lexo më shumë
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com