GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Çudirat shqiptare/ Hoqi motrën si trashëgimtare, habit i vëllai: Na doli e tepërt

10:13 - 26/06/23
në Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Çudirat shqiptare/ Hoqi motrën si trashëgimtare, habit i vëllai: Na doli e tepërt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zhaneta dhe Përparimi kanë qenë këtë të Dielë në “Shihemi në Gjyq” pasi prej shumë vitesh kanë një konflikt që lidhet me dy prona, atë që u ka lënë gjyshja nga mamaja dhe shtëpia e tokat e babait. Përparimi shprehet vazhdimisht se vajzës nuk i takon pjesë nga pronat, por vetëm djemve.

Sipas tij vetëm ai dhe dy vëllezërit e tjerë kanë të drejtë të gëzojnë nga ato që u ka lënë i ati. Madje kur u pyet nga drejtuesi i programit Ardit Gjebrea se pse e ka lënë motrën jashtë trashëgimisë së babait, ai tha: Na doli e tepërt!

Ardit Gjebrea-Zhanetës: Kë shtëpi do të ndash ti?

Zhaneta: Kemi shtëpinë, plus tokave të gjyshit dhe në komision kur ishte babi gjallë meqë do riktheheshin pronat, vëllai tjetër bashkë me këtë bënë një dokument dhe në atë bënë një dëshmi trashëgëmie ky me atë, në mënyrë që të kenë vetëm këta dhe të mos kenë të tjerë.

Ardit Gjebrea: Ty jo? Kjo është e vërteta?

Përparimi: Kjo është e vërteta!

Ardit Gjebrea: Po pse e ke hequr ti motrën nga trashëgimia?

Përparimi: Motrën e hoqëm nga trashëgimia se na doli si e tepërt!

Ardit Gjebrea: Si të doli motra e tepërt?!

Përparimi: Kjo nuk duhet të ndërhyjë…

Zhaneta: Nuk janë çupat të babait?Ardit Gjebra: Përparim sot për herë të parë pas 12 vitesh në “Shihemi në Gjyq”, dëgjoj “motra na doli e tepërt”. Si mund të dali motra e tepërt?!

Përparimi: Motra nuk duhet të marrë pjesë, duhet të marrim vetëm ne djemtë. Dhe unë gruan që kam aty, nuk ka marrë pjesë nga vëllezërit, edhe kjo nuk duhet të marrë. Pronën e ke në Itali.

Përparimi: S’ka faj ajo, kemi faj ne që i hapëm derën. Na vjen nga Italia dhe kërkon të na bëjë gjëmën ajo, si e ka punën ajo?! Çfarë do ajo?! Çfarë kërkon ajo?! Kështu është kur është njeriu bukëshkalë. Sot do mbarojë çdo gjë, o ajo o ne!

Ardit Gjebrea: Po pse vëllai yt të quan bukëshkalë?

Zhaneta: Më quan bukëshkelur se mendon se unë nuk doja që gjyshja ta merrte dhe ta mbante atje. Nuk është e vërtetë!

Përparimi: Ça kërkon ti me, ça kërkon?! Ke ardhur nga Italia dhe do të na bësh broçkulla këtu. S’ke turp! Fol sy në sy! Jo mbrapa krahëve më flet mua ti.

Zhaneta: Të kam thirrur se më akuzon kot, e mua nuk më vjen mirë se kam qenë në favor tuaj dhe jo në favorin tim. Më shumë ju kam dashur ju sesa veten time, prandaj të kam thirrur.

Përparimi: Rri urtë dhe mos fol kështu!

Zhaneta: Të qartësojmë ca probleme se ju nuk jeni të qartë, ti dhe vëllezërit e tjerë.

Përparimi shkon drejt Zhanetës: Kush s’është i qartë?! Unë s’jam i qartë?! Kujt i thua ti se s’jam i qartë?!

Zhaneta: Kujt i thua bukëshkelur? Unë s’jam bukëshkelur kurrë.

Përparimi: Bukëshkelur se unë ta kam hapur derën ty, të kam mbajtur. Fol, përse ta kam mbyllur derën ty?! Fol tamam! Dua këtë arsyen.

Zhaneta: Për një interes të vogël se kishit frikë se mos ju merrja pasurinë e gjyshes. Pse vetëm vëllezërve u takon pasuria? Edhe motra prej një nëne është. Të kemi dashuri, jo të shkatërrohemi./tvklan.al

Etiketa: Arditmotrashihemi ne gjyqevellai

Lajme të lidhura

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt
Aktualitet

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt

16:59 - 26/12/25
Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit
Aktualitet

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit

16:55 - 26/12/25
Belinda Balluku sfidon drejtësinë: Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj
Aktualitet

Belinda Balluku sfidon drejtësinë: Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj

16:45 - 26/12/25
Para
Ronaldo mbetet “donzhuani” i futbollit, 10 superyjet që kanë qenë në krah të tij

Ronaldo mbetet “donzhuani" i futbollit, 10 superyjet që kanë qenë në krah të tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt
Aktualitet

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt

16:59 - 26/12/25

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin pasditen e kësaj të premte, për 22 personat e grupit kriminal, të arrestuar pak...

Lexo më shumë
Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit

16:55 - 26/12/25
Belinda Balluku sfidon drejtësinë: Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj

Belinda Balluku sfidon drejtësinë: Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj

16:45 - 26/12/25
Komunikimet e fshehta/ Ilir Shtufi dëshmon në SPAK për dosjen “Balluku”, flet për kontaktet me Berberin

Komunikimet e fshehta/ Ilir Shtufi dëshmon në SPAK për dosjen “Balluku”, flet për kontaktet me Berberin

16:38 - 26/12/25
Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime

16:30 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com