Dalin detaje të reja nga dosja e policisë për dy efektivët e Policisë Bashkiake. Ata u arrestuan për grabitjen e qytetarëve te Liqeni Artificial. Saimir Muzikanti dhe ai i Patrullës së Përgjithshme, Serxhio Cani akuzohen për marrje parash nga qytetarët në të paktën 7 raste.
“Më datë 26.11.2022 ka bërë kallëzim penal shtetasi Fadio Daci. Kallëzuesi deklaron se është përdorues i lëndës narkotike cannabis sativa dhe këtë lëndë e konsumon me shokët e tij përreth ambienteve të Liqenit Artificial të Tiranës.
Rreth dy muaj më parë, kallëzuesu ka qenë së bashku me shtetasin Orgest Rabo duke konsumuar lëndë narkotike te fushat pranë Restorant Piceri “Juvenilja Castelo”, te parku i Liqenit Arficial.
Në këto momente pranë tyre është afruar një person rreth 40 vjeç, i veshur me një xhup të zi, këmishë blu, pantallona të zeza dhe këpucë të zeza. Ky person kishte fytyrë pak të mbushur, pa mjekër dhe me formë të rregullt. Ky shtetas nuk është prezantuar por i ka kërkuar kallëzuesit se çfarë kishte në dorë dhe kallëzuesi 1 ka treguar se po pinte cigare.
Personi i tretë më pas i është prezantuar si punonjës policie dhe se për konsumimin e hashashit do t’i shoqëronte për në komisariat. Kallëzuesi deklaron hapur se e ka kapur paniku dhe së bashku me Orgestin janë ndjekur për rreth 300 m nga personi që u është prezantuar si polic.
Pasi kanë bërë këtë rrugë, ai që u prezantua si punonjës policie u ka kërkuar shumën 20000 lekë për të mos bërë shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë.
Kallëzuesi deklaroi se nuk e kishin këtë shumë dhe ai ka marrë në telefon shtetasin Krenar Sinani, shokun e tij dhe i ka kërkuar të sillte shumën e kërkuar në vendin ku ndodheshin si këta shtetas.
Sinani ka debatuar me personin që ka kërkuar paratë duke i kërkuar me insistim ermin e tij dhe në fund personi është mjaftuar duke marrë shumën 3000 lekë të reja dhe është larguar.
Kallëzuesi sqaron se pas kësaj dite, ka dalë dhe herë të tjera rreth të njëjtit vend për të konsumuar lëndë narkotike dhe nuk ka hasur me personin që i ka marë paratë dhe që i është prezantuar si punonjës policie.
Me datë 23.11.2022, kallëzuesi ka qenë te Liqeni Artificial, në vendin e quajtur Qyri i Qiellit së bashku me shokun e tij Flavio Vasili duke konsumuar lëndë narkotike.
Në këto momente pranë tyre është afruar një person i seksit mashkull, rreth 28 vjeç që fillimisht i ka kërkuar informacion për vendodhjen e një tualeti dhe më tej është afruar me shumë dhe i është prezantuar duke i deklaruar se ishte i Antidrogës, duke i treguar nxitimthi një karton që mbante mbrapa këllëfit të telefonit të tij celular.
Pas pak minutash aty ka ardhur dhe një person tjetër, që sipas kallëzuesit ishte i njëjti person që i ishte prezantuar si punonjës policie rreth dy muaj më parë dhe i kishte marë shumën prej 3000 lekë.
Personi i parë ishte i veshur me tuta sportive me kapuç që më pas e hoqi nga koka, ishte i veshur me një xhup te zi, pantallona të zeza dhe mbante një radio si ato të policisë që më tej e futi në xhep.
Personi më i ri në moshë i ka vënë prangat Flavios dhe i ka deklaruar se do të shkonin në burg, se do të lajmëronte furgonin e policisë, se do ti fuste në burg si shpërndarës të lëndës narkotike etj. Në një moment ka nxjerre një pistoletë dhe ja ka vendosur në bark Flavios.
Ndërsa personi i dytë, ai rreth 40 vjec bënte presione për arrestimin e shokut të tij. Kallëzuesi deklaron se i kanë kërkuar të falur këtyre personave e i kane kërkuar e ti linin dhe ka nxjerrë nga xhepi të gjitha paratë që kishte rreth 18000 lekë dhe në këtë moment i kanë hequr nga duart prangat Flavios e në këto momente i ka dhëne shumën 2000 lekë dhe janë larguar.
Me datë 26.11.2022 ka bërë kallëzim penal shteasi Romario Hasa, i cili ka deklarur se ka qenë së bashku me disa shokë të tij pranë Sheshit Nënë Tereza tek kioskat pranë ish Hotel Sheraton dhe në këtë moment janë afruar pranë tyre persona që i janë drejtuar me fjalët ‘mos e vrisni mendjen se cuna te rinj jemi.
Këta persona i janë prezantuar si punonjës policie, i kanë kërkuar personave që rrinin të kioska kartën e identitetit të cilave i kanë bërë foto dhe personi me xhup të zi me këmishe të zezë që ishte më i vjetër në moshë, bënte biseda lekësh.
Në këtë kohë janë afruar punonjës të tjerë të policisë të cilët kanë marë dhe kanë kapur personin që i është prezantuar si punonjës policie, i identifikuar më tej si Saimir Muzikanti.
Në këto rrethana oficerët e policisë gjyqësore kanë bërë ndalimin e shtetasit Saimir Muzikanti dhe Sergio Cani, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe më shume se një herë dhe kanosjes, sipas neneve 134/2 ne pranine e rrethanes renduese sipas nenit 50/dh te K.Penal d t 84 te K.Penal”-thuhet në dosjen e policisë.
Discussion about this post