GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çupi propozon: Burgu i Burrelit të shpallet Muze Kombëtar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çupi: Bashkia Tiranë vazhdon të injorojë banorët e “5 Majit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka dorëzuar një amendament në Komisionin për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike për shpalljen e Burgut të Burrelit, Muze Kombëtar. Në amendament, thuhet se për shkak të historisë së këtij burgu, një dëshmi e gjallë e kalvarit të vuajtjeve të të dënuarve politikë, ai duhet shpallur muze kombëtar.

Pjesë nga propozimi:

Duke ri-konfirmuar mbështetjen e plotë të projektligjit për shpalljen muze kombëtar të kampit të punës së detyruar të të burgosurve në Spaç dhe kampit të internimit tela me gjemba në Tepelenë, nëpërmjet këtij amendamenti synohet që listës së muzeve kombëtarë t’i shtohet edhe burgu i Burrelit, i cili për 44 vite ka shërbyer si burg politik i regjimit komunist. Sipas të dhënave historike, burgu i Burrelit nisi ndërtimin nga fundi i vitit 1938. Fillimisht, u përdor si depo grumbullimi kryesisht nga administrate e luftës. Ndërkohë, nga viti 1946 e në vijim është përdorur për burgosjen e dënuarve politikë, që regjimi komunist i konsideronte si kundërshtarët më të rrezikshëm të tij. Ky burg njihej për kushtet e vështira dhe egërsinë me të cilën sillej administrate ndaj të burgosurve. Madje, një nga motot e të burgosurve lidhur me këtë burg ishte “Këtu i thonë Burrel, hyn dhe nuk del”.

Në burgun e Burrelit vuante dënimin elita e kohës. Kushtet ishin shumë të vështira dhe qindra të burgosur kanë humbur jetën, përfshirë edhe ish-kryeministrin Koco Kotta, ish-ministrat Gjergj Kokoshi dhe Xhevat Korca, gjeneralët Abaz Fejzo, Gjin Marku dhe Vaskë Gjini. Mes të burgosurve të këtij burgu, ishin klerikë të lartë si Visarion Xhuvani dhe Hafiz Ali Kraja, intelektualë si Mark Ndoja, Gjon Shllaku, Pjetër Arbnori, Fatos Lubonja dhe Sherif Merdani. Sipas të dhënave arkivore, numri mesatar i të burgosurve në këtë burg varion ndërmjet 150 – 190 të burgosur. Në Dhjetor 1990 në këtë burg vuanin dënimin 198 të burgosur.

Pikërisht për shkak të historisë së këtij burgu, një dëshmi e gjallë e kalvarit të vuajtjeve të të dënuarve politikë, vlerësojmë se ai duhet shpallur muze kombëtar.

Etiketa: burguCupimuze

Lajme të lidhura

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet
Breaking Views

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar
Breaking Views

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Para
Djemtë iu vranë për shezlonget, nëna: I gjeta të shtrirë…

Djemtë iu vranë për shezlonget, nëna: I gjeta të shtrirë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com