GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Daçiç: Për Serbinë ekzistojnë 3 vija të kuqe në çështjen e Kosovës

23:24 - 10/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia kritikon Xhaçkën: Po inkurajon Kurtin për provokime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se “çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis”, dhe se “për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe”.

Sipas tij, çdo gjë e nënshkruar duhet të zbatohet, Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se siguria e serbëve në Kosovë duhet të garantohet.

“Nëse KFOR-i nuk dëshiron ta bëjë këtë, nëse policia e Kosovës nuk dëshiron ta bëjë, atëherë mos na çoni në atë pikë që policia dhe ushtria serbe duhet të garantojnë sigurinë dhe paqen në Kosovë. Kjo është diçka që ne nuk do ta dëshironim”, tha ai.

Këto deklarata i bëri në Budapest më 10 janar, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Kur flitet për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, Serbia vazhdimisht kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni një etnik.

Daçiç tha se për Serbinë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është kundërproduktiv derisa të arrihet një “zgjidhje politike”.

Lidhur me këtë temë, ministri i Jashtëm hungarez tha se vendi i tij do të votojë kundër pranimit të Kosovës në këtë institucion, nëse kjo del në votim.

Szijjarto tha se beson që arritja e një marrëveshje kompromisi me Serbinë mund të rrezikohet, nëse Kosova do të pranohej paraprakisht në mekanizma evropianë. Ai shtoi se Hungaria është e interesuar për një zgjidhje paqësore përmes dialogut.

Në maj të vitit të kaluar Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa në dhjetor vendi dorëzoi kërkesën formale për anëtarësim në BE.

Komisioni Evropian pritet të analizojë gjatë këtë aplikim, pasi në BE janë pesë vende që ende nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.

Procesi i dialogut, i cili parasheh normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011.

Ky proces pritet të dinamizohet gjatë këtij viti.

Nesër në Kosovë pritet të vijë këshilltari i lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ndërsa në Serbi ai pritet të shkojë një ditë më pas./REL

Etiketa: DacicKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
A do të vijojnë reshjet? Ja parashikimi i së mërkurës

A do të vijojnë reshjet? Ja parashikimi i së mërkurës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com