GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Daily Mail: U fut dy herë ilegalisht në Britani, kush është shqiptari që kreu vrasje në Shqipëri dhe kërcënoi një grua në rrugët e Uellsit

14:00 - 31/08/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Daily Mail: U fut dy herë ilegalisht në Britani, kush është shqiptari që kreu vrasje në Shqipëri dhe kërcënoi një grua në rrugët e Uellsit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Daily Mail i ka kushtuar një artikull një krimineli të rrezikshëm shqiptar,i cili kishte vuajtur dënim për vrasje në Shqipëri dhe më pas kishte arritur të hyjë dy herë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke vazhduar aktivitetin kriminal.

Bëhet fjalë për Edmond Kallmin, 50 vjeç, i cili në tetor 2022 kërcënoi një shofere grua në qytetin Ferndale të Uellsit, duke i drejtuar një armë false dhe duke i thënë: “Po sikur të të qëlloj?”. Për këtë ngjarje, ai u dënua me 18 muaj burg në Britaninë e Madhe.

Por e shkuara e tij kriminale është edhe më e rëndë shkruan Mail.

Dokumentet gjyqësore të siguruara nga autoritetet britanike tregojnë se Kallmi ishte dënuar për një vrasje makabre në Shqipëri, në vitin 1998. Ai dhe një bashkëpunëtor i tij hynë me forcë në shtëpinë e një familjeje dhe qëlluan për vdekje me një AK- 47 një grua, e cila mbante në krah djalin e saj njëvjeçar. Objektivi i tyre ishte bashkëshorti i saj, me të cilin kishin pasur një sherr në një bar.

“Pas vrasjes, Kallmi u arratis drejt Britanisë, ku më vonë, në vitin 2007, u dënua edhe për një sulm me thikë. Në vitin 2009 ai u ekstradua në Shqipëri, ku një gjykatë konfirmoi dënimin e tij për vrasje. Megjithatë, vetëm pak vite më pas ai arriti sërish të kthehej ilegalisht në Britani, ku jetoi me gruan dhe vajzën e tij.”, sqaron më tej Daily Mail.

Ekspertë të sigurisë në Britani e kanë cilësuar rastin si “shembullin perfekt të dështimit të kufijve”, duke ngritur shqetësime serioze se si një i dënuar për vrasje mund të hyjë përsëri në vend pas ekstradimit. Robert Bates, nga Qendra për Kontrollin e Migracionit, tha se rrugët e Britanisë janë kthyer në shesh lojërash për krinimelët.

“Fakti që jy burrë arriti të hyjë sërish në Britani është tregues i gjendjes së trazuar të kufijve tanë. Politikanët po e zhgënjejnë publikun duke lejuar që individë brutalë të trajtojnë rrugët tona si shesh lojërash.”, u shpreh Bates.

Ministria e Brendshme britanike nuk dha detaje nëse Kallmi do të ekstadohet sërish, por deklaroi se qeveria do të bëjë gjithçka për të larguar nga vendi kriminelët e huaj që paraqesin rrezik për publikun.

Lajme të lidhura

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike

19:08 - 08/04/26
Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!
Aktualitet

Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!

17:56 - 08/04/26
Para
Rrethohet Gaza, Izraeli: Nuk ka shanse për një armëpushim të përkohshëm

Rrethohet Gaza, Izraeli: Nuk ka shanse për një armëpushim të përkohshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com