GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Daja i Ilir Metës thyen arkën e bashkisë Skrapar, Adriatik Mema i jep 535 MLN lekë me ofertën më të shtrenjtë

17:44 - 19/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Daja i Ilir Metës thyen arkën e bashkisë Skrapar,  Adriatik Mema i jep 535 MLN lekë me ofertën më të shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky veprim bëhet për nder të dajos së Ilir Metës në tenderin e Bashkisë Skrapar. Vetë kryetari Adriatik Mema i ka firmosur dokumentet pa pyetur për ligjin, duke i dhënë plot 535 milionë lekë Vladimir Metanit. Ndërkohë që nipi është në burg, duket se lufta e ashpër politike nuk ka ndikuar fare në pazaret me tenderat.

Për shkeljet e kryera Open Data Albania e ka shënuar procedurën e prokurimit me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më konkretisht, tenderi i Bashkisë Skrapar me objekt “Mur mbajtës përgjatë lumit Osum tek ish-NSHN Skrapar “Faza II” – Loti 1” është shpallur më 15 prill 2025 dhe është mbajtur më 5 maj 2025. Sipas dokumenteve të dorëzuara në APP, nga 12 operatorë konkurrues, 8 prej tyre janë skualifikuar menjëherë me kleçka të ndryshme. Dhe janë ofertat më ekonomike që janë përjashtuar nga gara.

Kompania e dajos së Ilir Metës “DESARET COMPANY” shpk ka fituar me ofertën 49 891 669,00 lek pa TVSH. Fituesi është zyrtarizuar me nxitim më 23 qershor 2025, ndërkohë që kishte propozime shumë më ekonomike të cilat duhet të merreshin në konsideratë.

Kështu kompania “ASI-2A CO” sh.p.k. ka ofertën me vlerë 40 430 213 lekë pa TVSH. Edhe bashkimi i operatorëve “DRINI-1” sh.p.k. & “NDREGJONI” sh.p.k. ka ofertë më të ulët: 44 192 150 lekë pa TVSH.

Po ashtu, “LLAZO” sh.p.k. propozon vlerën 40 312 567 lekë pa TVSH. Ndërsa “ERGI” sh.p.k. e ka ofertën 34 091 231 lekë pa TVSH. Po ku e lë korrupsioni Memën të dallojë se kjo ofertë është 150 milionë lekë më pak se sa e dajos së Ilir Metës.

Me ofertë më të ulët prezantohet edhe “BE-IS” sh.p.k. me vlerën 46 500 279 lekë pa TVSH. Edhe kompania “K.M.K” sh.p.k. propozon vlerën 46 539 051 lekë pa

TVSH.

Në mes të të skualifikuarve është edhe “RAFIN COMPANY” sh.p.k. me vlerën 39 655 563 lekë pa TVSH. Po ashtu kompania “NIKA” sh.p.k. me ofertë 36 882 041 lekë pa TVSH. I skualifikuar është edhe “NDERTUESI 2014” sh.p.k. me ofertën 37 047 069 lekë pa TVSH.

Politika që ngriti lart dajon e Ilir Metës

Daja i Ilir Metës, Vladimir Metani e themeloi kompaninë “Desaret Company”, me nipt K01816001J në vitin 1996 dhe ka marrë dhjetëra milionë euro para publike ndër vite, me ndikimin e Ilir Metës.

Metani herë ka dalë vetë si pronar, herë e ka kaluar kompaninë në emrin e shtetases Sofije Shani. Por, të dhënat tregojnë se kompania është themeluar dhe kontrollohet nga daja i Ilir Metës.

Tendera me vlerë miliona euro daja i Metës ka marrë nga disa bashki, të cilat kontrolloheshin dikur nga njerëzit e Metës, pra nga ish-LSI-ja.

Daja i Ilir Metës në të njëjtën kohë rezultonte edhe financues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, partisë së nipit të tij, aktualisht Partia e Lirisë. Metani, të cilit Meta i ka besuar drejtimin e fushatave elektorale në Kamëz, i ka përfituar paratë publike kryesisht nga bashkitë, edhe ato të drejtuara nga kryebashkiakët të PS gjatë qeverisjes PS-LSI dhe më pas.

Të zgjedhurit e LSI kalonin paratë publike në llogaritë e dajës së Ilir Metës, përmes tenderave të dyshimtë dhe në vlera të mëdha, ndërsa Metani më pas i kalonte një pjesë të parave në llogaritë e LSI-së. Jo vetëm kaq. Në të njëjtën kohë kur merrte para publike, Metani mblidhte vota për LSI-në në zonën e Kamzës.

Në 22 qershor 2016, Bashkia e Skraparit, e kontrolluar deri në vitin 2019 nga Ilir Meta, ka shpallur fituese kompanitë ‘Desaret Company’ dhe ALB LEAA INTERNATIONAL të tenderit me vlerë rreth 2 milionë euro, për rikualifikim të disa hapësirave në Skrapar. Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është rreth 600 mijë lekë.

 

Në 7 korrik të vitit 2017, Bashkia e Skraparit e ka shpallur fituese kompaninë e Metanit të tenderit me vlerë rreth 500 mijë USD për rikonstruksionin e Shkollës 9 -Vjeçare “Kahreman Ylli” në Çorovodë. Tenderi është shënjuar më “Flamur të kuq” për shkak të anulimit më shumë se një herë.

Në 24 prill të vitit 2018, ‘Desaret Company’, do të shpallej po nga Bashkia Skrapar fituese e tenderit për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Munushtir, me vlerë rreth 100 mijë euro.

Bashkia e Skraparit është drejtuar nga viti 2011 deri në vitin 2019, për dy mandate nga Nesim Spahiu si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe konkretisht njeri i besuar i Ilir Metës. Spahiu është zgjedhur si i besuar i Metës në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë.

Por edhe kryetarët e PS-së e duan dajon e Ilirit. Tre tendera të tjerë për punë publike, me vlerë mbi 1.5 milionë euro, Metani i ka marrë po nga Bashkia Skrapar, nën drejtimin e Adriatik Memës, përfaqësues i PS.

Ndërkaq, në 3 maj 2017, kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, përfaqësuese e LSI, ka shpallur fituese kompaninë e dajës së Ilir Metës si dhe kompaninë A.N.K, të tenderit për ndërtimin e ujësjellësit Dritaj-Fanje-Karkavec, Bashkia Prrenjas, me vlerë 112 383 637 lekë ose rreth 1 milionë euro me kursin e asaj kohe.

Më datë 30 korrik 2024, Rakip Suli, kryebashkiaku i Kamzës i dha Vladimir Metanit pa garë kontratën e dalë nga prokurimi me objekt ‘Rrethim me kangjella te Bulevardi “Nënë Tereza” me fond limit 175 milionë lekë.

Ndërkaq në gusht 2024, Vladimir Metani mori pa garë 1.75 milionë euro nga Ujësjellësi i Fierit, që është në varësinë Belinda Ballukut. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  ‘Ndërtim KUZ në lagjen Afrim, Bashkia Fier’. Kjo është një lagje të vogël në hyrje të Fierit. Sistemi i kanalizimeve dhe një vaskë betoni për dekantimin do të kushtojnë jo pak, por 145 104 029,00 lekë. Duke përfshirë TVSH, kontrata parashikohet të arrijë 174,124,834.8 lekë ose 1.75 milionë euro.

Ndërsa kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema e ka metodë pune që t’i japë tenderat pa konkurrencë. Referuar të dhënave në Agjencinë e Prokurimit Publik, që nga gushti i vitit 2019 kur Mema ka marrë detyrën e deri në janar 2021, ky institucion ka realizuar të paktën 18 prokurime. Nga këto rezulton se 13 janë dhënë pa konkurrim.

Ndërkaq, kryebashkiaku Mema ka edhe probleme të hapura me drejtësinë. Vitin e kaluar, Mema është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga dy qytetarët Adriana Qevani dhe Miranda Bakiasi, të përfaqësuar nga studio ligjore e avokatit Arben Llangozi.

Kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema,akuzohet për kryerjen e vepraver penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas kallëzimit panal të depozituar në SPAK, kryebashkiaku Mema ka favorizuar nëpërmjet mosveprimit Shoqërinë “Topi – Eki” sh.p.k. dhe shtetasin Anesti Topi, të cilët po ashtu janë kallzuar në SPAK dhe akuzohen për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”

Këta prishën pyllin prej ahu dhe panje për të shfrytëzuar guroren e mermerit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: adriatik memaIlir Metakorrupsiontendervladimir metani

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Mat/ Banorët e Komsisë vuajnë për rrugën, bashkia mbyll “sytë dhe veshët”. Duhen vetëm dy lopata asfalt

Mat/ Banorët e Komsisë vuajnë për rrugën, bashkia mbyll "sytë dhe veshët". Duhen vetëm dy lopata asfalt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin

11:10 - 05/12/25

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i...

Lexo më shumë
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com