GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Daja i Metës merr 1.75 MLN euro nga drejtori i Belinda Ballukut, me ofertën më të lartë 

15:39 - 07/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Daja i Metës merr 1.75 MLN euro nga drejtori i Belinda Ballukut, me ofertën më të lartë 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Investimet në shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve po realizohen përmes tenderave të korruptuar që menaxhohen nga drejtorët e Belinda Ballukut. Kështu po ndodh edhe me shoqërinë e Ujësjellësit Fier, që ka kaluar nga varësia e kryebashkiakut Subashi në duart e Ministrisë së Infrastrukturës. Ky riorganizim i bërë në vitin 2022 solli drejtor në këtë ndërmarrje Petrit Kanajn.

Këtë herë, drejtori ka marrë nga ministrja një fond të madh për kanalizimet e lagjes “Afrim” në Fier. Projekti është firmosur në korrik 2022 nga kryetari i bashkisë, Armando Subashi dhe ishte premtim elektoral ndaj banorëve të lagjes. Gjithsesi, financimi është siguruar nga ministrja Belinda Balluku.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  ‘Ndërtim KUZ në lagjen Afrim, Bashkia Fier’. Kjo është një lagje të vogël në hyrje të Fierit, në anën perëndimore, që ka shtrirje rreth 5 hektarë. Sistemi i kanalizimeve dhe një vaskë betoni për dekantimin do të kushtojnë jo pak, por 145 104 029,00 lekë. Duke përfshirë TVSH, kontrata parashikohet të arrijë 174,124,834.8 lekë ose 1.75 milionë euro.

Fondi është i madh, prandaj është vendosur që të marrë lekë  edhe nga buxheti i parashikuar për vitin 2026. Në dokument tregohet se nga buxheti i vitit 2024 do të merren 290 milionë lekë pa TVSH, nga viti 2025 do të merren 435 milionë lekë pa TVSH dhe nga viti 2026 do të merren 725 milionë lekë pa TVSH.

Sigurisht që fondi limit duhet jetë fryrë përtej nevojës, sepse kompanitë pjesëmarrëse në tender kanë ofruar vlera shumë më të ulëta sesa shifra e planifikuar.

Në tenderët me vlerë të lartë, pjesëmarrja e operatorëve është gjithmonë shumë e lartë dhe ligji mbi prokurimet kërkon që të ketë konkurrencë. Me sa duket porosia nga lart (e Ballukut) e zhvlerëson garën dhe e kthen tenderin në procedurë fiktive. Kështu, qysh në fazën e parë, drejtori i Ballukut ka përjashtuar nga gara 11 oferta ekonomike.

Por më e rëndësishmja që duhet theksuar, është se u fshinë nga tabela edhe ofertat më të lira. Kështu, bashkimi i operatorëve “Shendelli” shpk dhe “Meteo” sh.p.k ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike 99,576,435 lekë pa TVSH; bashkimi “S P E K T R I” shpk, “ED KONSTRUKSION” shpk, dhe “JOGI’’ SHPK” ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike 101,520,091 lekë pa TVSH; bashkimi “ASI-2A CO” shpk me dhe 2Z KONSTRUKSION ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 98,841,756.1 lekë pa TVSH;

Nëse do ishte zgjidhur njëri nga këta operatorë ekonomikë, do të ishin kursyer nga fondi i planifikuar të paktën 500 milionë lekë.

Ofertat e mësipërme janë vlerësuar “anomalisht të ulëta”, kur diferenca e fituesit me një nga të skualifikuarit është vetëm 70 milionë lekë të vjetra. Nga ana tjetër, për vlerësimin si ofertë “anomalisht e ulët”, është përdorur rregulli kur “vlera është më e vogël se 85% e mesatares së ofertave të vlefshme”. Në fakt, komisioni i ka skualifikuar të gjitha kompanitë dhe ka lënë vetëm fituesin si ofertë të vlefshme.

Në këtë mënyrë, kjo skemë abuzuese shtroi rrugën për në finale vetëm për firmën  ”DESARET COMPANY”, në pronësi të Vladimir Metanit, dajës së ish-presidentit Ilir Meta.

Siç dihet tashmë, zoti Metani është i favorizuar nga zyrtarët e korruptuar, prandaj edhe këtë kontratë e ka marrë pa garë, për të vjelë buxhetet e 3 viteve. Open Data Albania e ka vlerësuar këtë prokurim me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Nga ana tjetër kjo kompani është i mbingarkuar me punë publike, prandaj duhej skualifikuar sepse do të rrezikojë kryerjen me afat dhe cilësi të punimeve të këtij projekti.

Kështu, më datë 30 korrik 2024, kjo kompani ka firmosur kontratën e dalë nga prokurimi me objekt ‘Rrethim me kangjella te Bulevardi “Nënë Tereza”. Me vlerë afro 175 milionë lekë. Po ashtu kompania akoma nuk ka dorëzuar punimet e marra për sipër në Shijak me tenderin “Sistemimi i përroit të Gjepales (L=275ml) dhe i përroit nga Pallati i Jasharëve deri në Lumin Erzen (L=90ml)”. Kompania në kohën që ka aplikuar për tenderin në Fier, nuk kishte mbaruar ende punimet në Tiranë sipas kontratës “Rikonstruksioni i rrugës “At Stath Melani’”.

Dhe për të kryer këto lloje tenderash duhen drejtorë të sprovuar. Balluku e kishte të gatshëm Petrit Kanajn për ta vënë në krye të Ujëjsellësit Fier. Kananaj është ish-drejtori i Hipotekës, që kryeministri Rama, pas ankesave të qytetarëve, e shkarkoi në shtator 2018, gjatë një komunikimi live. Ku kishte më mirë se sa këtë drejtues!

Shpresojmë që drejtor Kananaj të mos i lërë këtë radhë rrugët të shqyera siç e ka zakon. Dy vite më parë UK Fier vendosi linjën e ujit për në lagjen ‘Afrim i Ri’, por iu shkaktoi një dëm më të madh banorëve, sepse pas punimeve rrugën e la në gjendje katastrofike, sikur duket në foto.

Banorët ankoheshin se rruga bëhej gjithë baltë dhe mbushej me ujë, por UK nuk mori përgjegjësitë e saj, pavarësisht se kontratat e tenderit përfshinë edhe mbylljen e kanaleve të hapura.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Belinda BallukuFiertender abuzimujesjelles

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri, 3 viktima dhe 17 të infektuar

'Ethet e Nilit', konfirmohet rasti i parë i virusit në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com