GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Dako drejton bashkinë e Durrësit”, denoncimi i fortë i Arbri Brahos

21:21 - 08/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dako drejton bashkinë e Durrësit”, denoncimi i fortë i Arbri Brahos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arbri Braho, nënkryetari i Bashkisë Durrës ka shpërthyer në akuza për këtë institucion. Gjithashtu ai bën me dije se në krye të vijon të jetë Vangjush Dako. Braho i ka dedikuar dhe një postim në “WhatsApp” ish-kryetarit duke e etiketuar me nofkën “xhuxhi339”.


Në reagimin e tij ai e ka quajtur Dakon një hajdut dhe një njeri që i ka marrë frymën qytetit.
Arbri Braho ka folur drejtpërdrejt në media duke shprehur revoltën e tij.
Braho ka përforcuar akuzat e tij dhe shtoi se po trajtohet si roje në bashki. Braho shton se një vizitë në Durrës do të mjaftonte për të parë situatën në atë qytet, që sipas tij të bënë të kuptosh se tërmeti tragjik i 26 nëntorit e ka shkundur vendin dy ditë më parë, e jo dy vite siç edhe ka ndodhur në të vërtetë. Teksa denoncon Dakon, Braho nuk shqetësohet edhe nëse do ta heqin nga puna. Operacionin e SPAK për autoshkallën, ai e konsideron subjektiv pasi thekson se aty ka pasur korrupsion, por e vërteta nuk ka dalë ende në shesh.

Deklaratat e Arbi Brahos:
“Mjafton të vini në Durrës që të shikoni se situata në Durrës vijon të jetë sikur tërmeti ka rënë pardje. Nuk i referohem vetëm periudhës pas tërmetit, njerëzit janë të lodhur, s’e kanë pasur mundësinë të shprehin mllefin e inatin. Pika që derdhi vazon ishin disa arrestime për atë autoshkallën e famshme. E vërteta duhet të dalë në shesh, jo sikur ka pasur një korrupsion nga stafi i bashkisë, aty ka histori korrupsioni për një vlerë qesharake që dikush e ka marrë. Por në fakt, arrestimet e SPAK nuk kanë qenë objektive, por subjektive.

Më besoni që më dhemb që të flas kështu për një person që është pjesë e një force politike që është edhe familja ime. Jam pjesë e Partisë Socialiste para se të jetë Dako e banda që i vjen mbrapa. Kjo është një lloj arrogance, nuk i duan njerëzit që punojnë, njerëzit që flasin. jemi në rolin me bletën mbretëreshë, të gjithë punojnë për të mbajtur Dakon në fuqi, jam kundër kësaj.”

Etiketa: akuza dhe denoncimeBashkia DurresVangjush Dako

Lajme të lidhura

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri
Breaking Views

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4
Breaking Views

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Para
Bie pre e sulmeve kibernetike, Rona Nishliu kërkon ndihmën e fansave

Bie pre e sulmeve kibernetike, Rona Nishliu kërkon ndihmën e fansave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet
Lajme

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet...

Lexo më shumë
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com