GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Daku shkëlqen në Rusi, 4 gola në 3 ndeshje

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Daku shkëlqen në Rusi, 4 gola në 3 ndeshje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer në fillimin e sezonit të ri në kampionatin rus.

Ai ishte protagonist absolut në fitoren e Rubin Kazan ndaj Sochi, duke shënuar dy gola dhe duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë të vlefshme.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Rubin Kazan, me Dakun që realizoi fillimisht nga pika e bardhë në minutën e 12-të, për të zhbllokuar sfidën me një penallti që u fitua nga vetë ai.

Në pjesën e dytë Daku vulosi fitoren në minutën e 78-të, me një finalizim që është për t’u parë disa herë.

27-vjeçari nga Gjilani kontrolloi bukur një pasim të gjatë dhe me finesë ia hodhi portierit topin me parabol, teksa sfera fundin e udhës e kishte në rrjetë.

Me këtë dopietë, e para e tij për këtë sezon, Daku shkon në kuotën e 4 golave në katër ndeshje dhe është kthyer në një nga emrat më të spikatur të kampionatit në këto javët e para.

“E nisëm mirë ndeshjen, por më pas Sochi u përmirësua. Gjatë pushimit, thamë se nuk mund ta humbisnim përqendrimin dhe se duhej të shënonim një gol tjetër. Megjithatë, ata arritën ta ngushtonin diferencën dhe ndeshja ishte e tensionuar deri në fund.

Kur shënova golin e parë, përshëndeta Oleg Ivanovin, tregova se ia dedikoja atij për ditëlindje. Fatkeqësisht, nuk pata kohë të blija një dhuratë, por ndoshta nuk ishte e nevojshme, sepse loja jonë në fakt u bë një dhuratë”, tha Daku pas sfidës.

Etiketa: dakuMirind Daku

Lajme të lidhura

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26
Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Para
NASA: Toka po mbetet pa oksigjen më shpejt nga sa pritej

NASA: Toka po mbetet pa oksigjen më shpejt nga sa pritej

Discussion about this post

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria në mbështeje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja
Aktualitet

E gjithë Shqipëria në mbështeje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja

12:01 - 24/10/26

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”,...

Lexo më shumë
12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

11:42 - 24/10/26
Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit

Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit

11:35 - 24/10/26
Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

Tabaku thirrje qytetarëve: Sot në protestë, ky sistem do të rrëzohet nga qëndresa e njerëzve

11:34 - 24/10/26
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

Qindra qytetarë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës në mbështetje të protestës studentore

11:19 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com