GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dalin pamjet, Afrim Bunjaku u vra nga një minë me telekomandë (FOTO)

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dalin pamjet, Afrim Bunjaku u vra nga një minë me telekomandë (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, u shpreh se rreshteri Afrim Bunjaku ka humbur jetën nga shpërthimi i një mine që ka shpërthyer me telekomandim.

Hoxha thotë se nuk qëndrojnë pohimet e Serbisë se qëllimi nuk ka qenë vrasja e policëve të Kosovës.

“Vrasja ka ndodhur me minë anti-këmbësorike, të detonuar me telekomandim dhe bateri elektrike që është përdorur nga grupi. Kanë vazhduar sulmet me raketahedhës në dhe afër manastirit, diku 300-400 metra nga vendi ku u vra rreshter Afrimi”, ka thënë Hoxha.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë se pamjet janë marrë nga kamerat e autoblindave të Policisë së Kosovës.

“Momenti i sulmit, dhe hedhjes nga pjesa e epërme edhe pastaj fati ka qenë në anën tonë dhe nuk është qëlluar direkt blinda…Ora 4:21 e mëngjesit. Goditja me zollë”, tha Hoxha derisa prezenton videon e sulmit.

“Kolegët tanë vazhdojnë dhe dalin përtej barrikadës së parë. Veturat anash kanë qenë të policisë që kanë qenë të sulmuara që kanë mbetur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha më tutje.

“Vetura që është përdorur nga rreshteri Bunjaku dhe një veturë tjetër e njësitit të Policisë kufitare”, tha ai duke shtuar se për këtë arsye nevojiten njësitet e specializuara.

“Sulmi fillestar është bërë fillimisht me eksploziv, si pasojë e këtij sulmi ka ndërruar jetë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i stacionit policor në Zveçan. Pra, nuk u sulmua Policia Speciale sepse nuk ka qenë atje, por patrulla policore e rendit publik”.

“Jemi ballafaquar me kritika të padrejta se po dërgojmë Njësinë speciale në pjesën veriore, por e kemi ditur se një ditë do të ballafaqohemi me një lloj të tillë kërcënimi. Policët tanë janë në rrezik të vazhdueshëm atje. Policët e rendit kishin shkuar për të verifikuar se çfarë ndodhi me kamionin, nëse ka pësuar ndonjë aksident apo si është puna, në moment kur ka shkuar është përdorur eksplozivi”, ka thënë Hoxha.

Etiketa: Bunjakuminasulmi veri

Lajme të lidhura

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Para
Datat e rëndësishme që duhet të mbash shënim në tetor

Datat e rëndësishme që duhet të mbash shënim në tetor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që...

Lexo më shumë
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com