GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me lëndë plasëse në derën e një lokali në Berat

21:58 - 27/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me lëndë plasëse në derën e një lokali në Berat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalin pamjet e shpërthimit të kryer me lëndë plasëse mëngjesin e së djelës në derën e një lokali në lagjen “Çlirim”.

Nga videoja e kamerave të sigurisë duket qartë se në orën 03:58 minuta një automjet, tip BMW me portobagazh ndalon para derës së lokalit për disa sekonda.

Nga mjeti nuk zbret asnjeri por nga xhami i dritares së parë të pasagjerit hidhet diçka në derën e lokalit dhe makina largohet nga vendngjarja. Vetëm gati një minutë më vonë lënda e hedhur shpërthen para derës së lokalit,duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Burimet policore,që disponojnë edhe këto pamje filmike dalin në konkluzionin se në mjet kanë qënë dy ose më shumë persona dhe se askush nuk ka dalë nga mjeti pasi ishin në dijeni të kamerave përreth dhe nuk donin të identifikoheshin.

Po të një njëjtat burime konfirmojnë se lënda plasëse e hedhur në derën e lokalit të shtetasit Sali Fetiu është hedhur me fitil të ndezur.Burime nga policia konfirmojnë se po hetohet bë disa pista dhe se deri më tani janë shoqëruar disa persona por nuk ka ende një person të identifikuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Lokali në pronësi të shtetasit Sali Fetiu vijon të jetë i mbyllur prej 2-vjetësh dhe në xhamat e tij shihet tabela “Jepet me qera”.

Grupi hetimor po vijon veprimet,me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Dyshohet se hedhja e lëndës plasëse ka qënë një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit,37-vjeçarin Asllan Fetiu. Ky i fundit,në 24 Mars 2025 ka plagosur me thikë në lokalin përballë një klient 85-vjeç që gjendej brenda në lokalin ku 37-vjeçari Asllan Fetiu,në gjendje të dehur,ka kërkuar një shtetas në lokal dhe pasi juk e ka gjetur ka qëlluar me thikë klientin 85-vjeç Todi Biçaku.

Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve më parë nuk është pista e vetme ku po hetohet,por po hetohet edhe në pistën e larjes së hesapeve të pazareve të prishura të bizneseve të kundraligjshme jashtë shtetit./ News 24

Lajme të lidhura

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Para
Si do të nisë java? Mësoni parashikimin e motit

Parashikimi i motit, 28 Maj 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com