GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dalin pamjet e tmerrshme të civilëve dhe të plagosurve të bllokuar në Mariupol

17:21 - 27/04/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dalin pamjet e tmerrshme të civilëve dhe të plagosurve të bllokuar në Mariupol
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brenda fabrikës së çelikut Azovstal prej disa ditësh janë bllokuar civilë, të mitur dhe ushtarë. Ka qenë Këshilli i qytetit të Mariupolit që ka publikuar fotot tronditëse që tregojnë situatën e dëshpëruar të strehuarve brenda tuneleve dhe bunkerëve të kompleksit të madh industrial.

Fabrika prej katër kilometrash katrorë është bërë vendi i qëndrimit të fundit të mbrojtësve ukrainas të qytetit, ndërsa ata vazhdojnë heroikisht të zmbrapsin sulmet ruse. Kapja e Mariupolit do t’i lejonte rusët të krijonin një korridor tokësor midis rajoneve të Donbasit që ai kontrollon dhe Krimesë, si dhe do të siguronte akses në Detin Azov.

Sipas këshillit të qytetit të Mariupolit, ka të paktën 2,000 civilë të strehuar në uzinë, së bashku me marinsat e plagosur dhe mjekët.

“Kështu duket spitali në një nga strehimoret e Azovstal. Foto të tmerrshme, por bota duhet të dijë se çfarë po ndodh. Ata janë nën zjarr 24 orë në ditë nga ushtria ruse, në vazhdimësi. Dhe nuk është vetëm personeli ushtarak në uzinë. Shumica e njerëzve janë civilë. Ka të paktën 2000 civilë në fabrikën Azovstal, gra, fëmijë dhe të moshuar. Ka shumë të plagosur, në kushte josanitare dhe të tmerrshme, pa mjekim. Mungesa e ujit të pijshëm dhe ushqimit është katastrofike. Njerëzit duhet të shpëtohen menjëherë”, deklaroi këshilli i qytetit, raportuan mediat britanike.

Mariupoli i është nënshtruar një rrethimi dhe bombardimi brutal nga forcat ruse, të cilat rrethuan qytetin në fillim të marsit.

Etiketa: civilLufteRusite miturUkraineushtare

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com