GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dalin shifrat e INSTAT/ Shqipëria me koston më të ulët të orës së punës në Europë

08:16 - 26/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dalin shifrat e INSTAT/ Shqipëria me koston më të ulët të orës së punës në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për aktivitetet ekonomike Industri, Ndërtim dhe Shërbime, kostoja orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë në Shqipëri është më e ulët se në vendet anëtare dhe kandidate të BE.

Kostoja orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë në vendin tonë është 3,1 euro, sipas gjetjeve të raportit të fundit të INSTAT për koston e punës.

Më pas renditen shtete si Serbia dhe Bullgaria me kosto orare mesatare për njësi pune me kohë të plotë përkatësisht 6,2 dhe 6,5 euro.

Norvegjia dhe Danimarka kanë koston mesatare orare më të lartë përkatësisht 47,3 dhe 45,3 Euro.

 

Kostot e punës përbëhen nga shpenzimet për paga dhe shpërblime, plus kostot e tjera siç janë kostot për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe të kosto të tjera të paguara nga punëdhënësi. Pjesën më të madhe të kostos së punës e zënë kostot për paga e shpërblime, ndjekur nga kostot për kontribute dhe sigurime. Në vitin 2020, pjesa më e madhe e kostos jo për paga e shpërblime ishte më e lartë në Francë (32,1%)dhe Suedi (31,6%), ndërsa më e ulët në Lituani (2,9%) dhe Rumani (4,9%).

 

Sipas INSTAT, nga rezultatet e Anketës së Kostos së Punës, gjatë vitit 2020, vlerësohet se në Shqipëri në ndërmarrjet jo-bujqësore me mbi 10 të punësuar me pagë, kostoja mesatare vjetore për njësi pune me kohë të plotë është 827.534 lekë (përjashtuar praktikantët). Kostoja mesatare mujore për njësi pune me kohë të plotë është 68.961 lekë.

Gjatë vitit 2020 numri mesatar i të punësuarve kundrejt një page (me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme) për ndërmarrjet në studim është 376.099.

Nëse numrin e të punësuarve me pagë me kohë të pjesshme e konvertojmë në njësi pune me kohë të plotë atëherë numri i të punësuave në njësi pune me kohë të plotë është 373.659 persona.

Të punësuarit me pagë me kohë të plotë përbëjnë 97,6 % të të punësuarve dhe të punësuarit me kohë të pjesshme 1,9 %. Përqindja e praktikantëve e raportuar nga ndërmarrjet në studim është shumë e ulët 0,5%.

Ndërmarrjet jo-bujqësore me 10 të punësuar e më shumë, me numrin më të madh të të punësuarve me pagë, janë në sektorët e Industrisë Përpunuese, Tregtisë me Shumicë e Pakicë dhe Arsimit.

Numri mesatar vjetor i orëve të paguara të punës për një njësi pune me kohë të plotë është 2.362 orë, ndërkohë që numri mesatar i orëve aktuale të punuara për njësi pune me kohë të plotë është 2.118.

Struktura e kostove të ndërmarrjeve jo-bujqësore me mbi 10 të punësuar me pagë, për njësi pune me kohë të plotë është si më poshtë:

– 85,6 % e kostove janë për paga, shpërblime dhe shtesa të tjera;

– 14,1 % janë për kontributet e sigurimeve shoqërore (pjesa e punëdhënësit;

– 0,3 % janë për shpenzime të tjera si kosto e rekrutimit apo pagesa për veshje mbrojtëse për

punonjësit;

– 0,1 % e kostos totale vjetore shkon për trajnim profesional dhe për taksat e punës;

– dhe -0,1 % subvencione të përfituara nga buxheti i shtetit.

Kostoja mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë rritet me rritjen e madhësisë së ndërmarrjes. Kostoja mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë është më e lartë në ndërmarrjet jo-bujqësore me 1000 e më shumë të punësuar me pagë, rreth 490 lekë dhe më e ulët për ndërmarrjet jo-bujqësore me 10-49 të punësuar me pagë, rreth 360 lekë.

Sipas aktivitetit ekonomik, kostoja mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë, është më e lartë në Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit 756 lekë dhe më e ulët në Aktivitetet e Akomodimit dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit 245 lekë, Industrinë përpunuese 272 lekë dhe Aktivitetet e furnizimit me ujë, aktiviteteve të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rregullimit 281 lekë./Monitor

D1
Etiketa: Europekostopune

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Mori hak për babain, ja sa vite burg kërkon prokuroria për 17-vjeçarin nga Lezha

Mori hak për babain, ja sa vite burg kërkon prokuroria për 17-vjeçarin nga Lezha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com