GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dalin shifrat, ja e vërteta për rimbursimet e familjeve të prekura nga Covid-19

18:02 - 01/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Dalin shifrat, ja e vërteta për rimbursimet e familjeve të prekura nga Covid-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare ka lënë në baltë qytetarët gjatë pandemisë, duke mos dhënë ndihmën e premtuar për ata që preken nga covid-19, madje duke i përkrahur më pak se dy vitet parapandemisë.  Më 19 nëntor të 2020, qeveria deklaroi së do të rimbursojë 100% shpenzimet për ata persona që do duhet të kurohen nga koronavirusi, duke vendosur një fond prej 1.2 miliardësh për të përballuar këto shpenzime. Në skenarin e saj qeveria parashikonte dy skema me medikamentet që mund të trajtoheshin pacientët me koronavirusi, duke përllogaritur se kosto e trajtimit sipas skemës 1 shkojnë 1690 lekë, ndërsa për skemën 2 rreth 10, 900 lekë.

“Qeveria shqiptare ka financuar 1.2 miliard lekë për rimbursimin e trajtimit ambulator. Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe do të financohet 100% nga shteti”, ka deklaruar asaj kohe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.  

Kostot reale

Në të vërtetë shpenzimet për kurimin e koronavirusit shkonin edhe më shumë, duke marrë parasysh se me qindra qytetarët kanë blerë vetë bombula oksigjeni në shtëpi, në pikun e pandemisë, e cila me qira kushton rreth 300 mijë lekë në muaj, ndërsa e blerë 800-900 mijë lekë në muaj. Ndërsa po të përfshihen ilaçet dhe shërbimet e infermiereve kostot kapnin shifra marramendëse. Këtë e kanë pohuar vetë mjekët që shkonin për shërbim në shtëpinë e të sëmurëve.

Për shembull, infermieria Silvana Ismaili, ka deklaruar gjatë një interviste televizive se, çmimi i medikamenteve dhe ekzaminimeve nuk janë e vetmja kosto që duhet të paguajnë pacientët covid që trajtohen në shtëpi. Ajo ka treguar  se vetëm injeksioni dhe serumi  shkonin  mbi 5000 lekë në ditë dhe oksigjeno- terapia 7 mijë lekë në ditë.  Ndërkohë nga  të dhënat e përllogaritura nga shoqata “Together for Life”, në rastet kur infektohet e gjithë familja, atëherë kostot janë shumëfishuar. Ndërkohë, për 4 anëtarë duhet të kesh mënjanë të paktën 8 milionë lekë për të përballuar infektimin e Covid-19.

Ndihma e papërfillshme

Pra, shuma të papërballueshme dhe qeveria nuk iu ka mbuluar as shpenzimet për ilaçet sikur premtoi një vit më parë. Këtë e vërtetojnë të dhënat e publikuara nga  “Open Data”, ku përcaktohet se pesha që zë rimbursimi i kategorisë së Personave të diagnostikuar me Covid-19 është vlerësuar 0.06% e totalit të shpenzimeve të rimbursimit, apo përkatësisht në vlerën 6.37 milionë Lekë. Madje, niveli i rimbursimit të barnave ka pësuar rritje të papërfillshme në krahasim me një vitin 2018 dhe vitin 2019, Konkretisht 10.710 lekë në 2020 dhe 10.486 lekë në 2019,  pra rreth 111.2 milionë lekë apo 5.3%.

Por, skandali dhe pasojat e propagandës së qeverisë nuk mbarojnë me kaq. Gjatë këtij viti kanë përfituar më pak nga rimbursimi i kurimit të covid-19, kategoritë që në fakt kanë më shumë nevojë. Në raportin e publikuar nga “OpenData” thuhet se,  për kategorinë ‘Invalidë të plotë’, vlera e rimbursimit ka qenë në masën 1,98 miliardë lekë. Vihet re se shpenzimet e rimbursimit për këtë kategori janë në rënie që prej vitit 2017, dhe në vitin 2020 janë shpenzuar rreth 111.2 milionë Lekë apo 5.3% më pak krahasuar me vitin 2019.Kategoritë që kanë patur rënien më të lartë të rimbursimit kanë qenë ‘Invalidët e luftës’ me 195 mijë Lek më pak për vitin 2020 krahasuar me vitin 2019, kategoria e individë e ‘Të paaftë mendërisht ose fizikisht’ me 108 milionë Lekë më pak dhe kategoria ‘Student’ me 1.6 milionë Lekë më pak krahasuar me vitin 2019.

Pra, të dhënat në tërësi tregojnë se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit të infektuarit nga koronavirusi, duke mos harruar se gjithashtu ne renditemi vendi për kostot më të larta spitalore në rajon. Atëherë, ku shkoi fondi  prej 1.2 miliardë lekësh?!

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: COVIDilacekryesore2propaganderimbursime

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Erion Veliaj nuk ndalet, tjetër tender pa garë

Erion Veliaj nuk ndalet, tjetër tender pa garë

TË FUNDIT

LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli
Sport

LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli

11:05 - 22/12/25

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë zhvilluar një tjetër javë pozitive me klubet e tyre respektive, duke dhënë kontribut të rëndësishëm...

Lexo më shumë
Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com